Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

PD: KAS shkel ligjin e dekriminalizimit, mori në mbrojtje kryebashkiakun e dwnuar nw Greqi

7 Korrik 14:45

Partia Demokratike akuzon Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

 

Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat, u shpreh se KAS mori në mbrojtje kryebashkiakun e Mallakastrës, për të cilin, Këlliçi tha se fshehu dënimin me 3 vjet burg në Greqi.

 

Ai njoftoi se PD do ta çojë këtë çështje në Gjykatën Administrative.

 

“Me të njëjtin zell me të cilin KAS refuzoi të bënte transparencë para shqiptarëve për masakrën zgjedhore të 25 prillit, sot vendosi të shkelë Ligjin e Dekriminalizimit dhe të marrë në mbrojtje uzurpuesin e paligjshëm të bashkisë së Mallakastrës, pavarësisht dënimit të padeklaruar me 3 vite burg në Greqi. Në kundërshtim me interesin e qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët mbështetën dhe mbështesin Ligjin e Dekriminalizimit, KQZ dhe KAS vendosën të marrin në mbrojtje shkelësit e këtij ligji të rëndësishëm për pastrimin e politikës nga krimi. Ligji i Dekriminalizimit erdhi në jetë pas betejës së gjatë të Partisë Demokratike për t’ua kthyer institucionet qytetarëve shqiptarë dhe për të kthyer andej nga erdhën djajtë që Rama nxori nga shishja, duke i strehuar në Parlament, bashki dhe administratë. Precedenti i rrezikshëm që KQZ dhe KAS po krijojë me rastin Ismailaj, nuk mund të përshkruhet ndryshe veçse si një përpjekje për të goditur vullnetin e shumicës së shqiptarëve për të pasur institucione të çliruara nga njerëz me të shkuar kriminale dhe pranimi i modelit të bashkëqeverisjes me krimin të ndërtuar nga Edi Rama. Partia Demokratike nuk i pranon këto hapa prapa dhe do ta çojë këtë çështje në Gjykatën Administrative. Ligji i Dekriminalizimit është një fitore e shoqërisë shqiptare, ndaj nuk mund të shkelet për të amnistuar modelin që sundon dhe që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro”, tha ai.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Belind Kellici KAS PD

Nga e njëjta kategori

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

më shumë...

“Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeçares në Greqi, e bija e autorit rrëfen bisedën e fundit

më shumë...

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e ri, çfarë u diskutua në takimin me Ramën

më shumë...

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive: Po bëhet pa pyetur qytetarët, nuk ka legjimitet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.