Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

“Nuk e sollëm AI në qeveri për të zëvendësuar...

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij kontinenti”, Rama:...

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në komision mes...

Projektet në zonën Nartë-Zvërnec, ministri Jaupaj pret në Tiranë...

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese “Paketën e Maleve”, kërkon...

Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme...

Plagosja në Pogradec, zbardhen të tjera detaje, kamera në...

Krimet zgjedhore, Braho: Në zgjedhjet e ardhshme, mekanizmi i...

Netanyahu kritikon ashpër marrëveshjen që mund ta largojë atë nga pushteti

4 Qershor 08:08

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu kundërvu të enjten një marrëveshjeje të arritur nga kundërshtarët e tij politikë për një qeveri të përbërë nga parti të krahut të majtë, të qendrës e të së djathtës izraelite, të cilat synojnë ta largojnë atë pas 12 vitesh në pushtet.

 

Netanyahu shkroi në Twitter se “të gjithë ligjvënësit e zgjedhur me vota të djathta duhet ta kundërshtojnë këtë qeveri të rrezikshme të krahut të majtë”, duke shënjestruar pjesëmarrjen historike të arabëve në koalicion.

 

Kritikat e udhëheqësit të krahut të djathtë vijnë vetëm një ditë pasi një grup i gjerë partish arriti të mërkurën vonë në mbrëmje një marrëveshje të brishtë për të qeverisur vendin.

 

Yair Lapid, kreu i partisë Yesh Atid, kishte afat deri në mesnatën e ditës së mërkurë për të formuar një koalicion qeverisës. Më pak se një orë para skandimit të afatit, ai njoftoi se kishte siguruar mbështetjen e shumicës së parlamentit (Knesset) prej 120 vendesh.

 

Naftali Bennett, i cili drejton partinë nacionaliste të vijës së ashpër Yamina, njoftoi të dielën mbështetjen e tij për koalicionin e Lapid.

 

Marrëveshja historike përfshin edhe një parti të vogël islamiste, Listën e Bashkuar Arabe, gjë që shënon të parën herë që një parti arabe përfshihet në një koalicion qeverisës në Izrael. Sipas marrëveshjes pritet të zoti Bennett të shërbejë në dy vitet e para si kryeministër përpara se këtë detyrë ta marrë zoti Lapid.

 

Por koalicioni i brishtë me tetë parti i Yair Lapid-it gëzon një shumicë të vogël në parlament. Udhëheqësi i Partisë së Punës Merav Michaeli, partia e të cilit iu bashkua koalicionit të Lapid-it, tha se shpreson që armiqësia e tyre e përbashkët ndaj Netanyahut të sigurojë nxitje të mjaftueshme për një qëndrim të përbashkët.

 

“Gjatë fushatës së fundit dhe gjithashtu gjatë dy muajve të fundit, përsërita dhe premtova se partia Laburiste do të bënte çdo përpjekje për të formuar një qeveri që do të zëvendësonte regjimin e Netanyahut”, tha ai. “Kishte ditë që ishin shumë, shumë të vështira. Sot patëm sukses, bëmë histori, mbajtëm premtimin tonë”, tha ai.

 

Pas dështimit të kryeministrit Netanyahu për të formuar një qeveri në fillim të muajit maj Presidenti Reuven Rivlin i dha Lapid mandatin për të formuar një koalicion që mund të sigurojë shumicën në parlament.

 

Për t’u miratuar qeverisë së re i duhet votat e shumicës së thjeshtë të të gjithë ligjvënësve të parlamentit por seanca parlamentare për votëbesimin ndaj qeverisë pritet të zhvillohet pas rreth 10 ditësh. Kjo i lë pak hapësirë përpjekjeve kundër këtij koalicioni të Netanyahut udhëheqësit me jetëgjatë të Izraelit.

 

Prej dy vitesh Izraeli ka qenë i përfshirë nga trazirat politike, gjatë të cilave ka zhvilluar katër palë zgjedhje. Pas dy proceseve zgjedhore në vitin 2019, zoti Netanjahu dështoi të formonte një koalicion, por qëndroi në detyrë si kryeministër i përkohshëm. Një vit më parë ai formoi një qeveri koalicioni me rivalin Benny Gantz, por koalicioni u prish në dhjetor pas dështimit të parlamentit për të miratuar buxhetin.

 

Benjamin Netanyahu mban detyrën e kryeministrit që nga viti 2009, pasi ka mbajtur të njëjtën detyrë për tre vitesh në vitet 1990. Aktualisht ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor nën akuza penale për korrupsion, të cilat Netanjahu i ka hedhur poshtë./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Izrael Netanyahu pushteti

Nga e njëjta kategori

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

më shumë...

Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri

më shumë...

Sulme me gaz në shtëpitë e tre drejtuesve të Demokracisë së Re në Selanik, një grua e intubuar dhe 5 të plagosur

më shumë...

Si po e ndihmon Kina Rusinë në luftën në Ukrainë? Reuters: Ushtarakë rusë u trajnuan fshehtas në Pekin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

2:01

“Nuk e sollëm AI në qeveri për...

1:48

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij...

1:20

Dhunohet pranë banesës gazetari Ilir Demaliaj

1:17

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë...

1:15

Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina kthehet përmbys...

1:07

“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në...

12:46

Ministri i Drejtësisë prezanton Drejtorin e ri...

12:19

Projektet në zonën Nartë-Zvërnec, ministri Jaupaj pret...

11:56

Breshëri shkatërron pemtarinë në Zavalinë të Elbasanit,...

11:45

Nis faza e dytë e aplikimeve për...

11:39

Bie sistemi i doganës greke, pritje prej...

11:30

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese “Paketën e...

11:30

Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefi i...

11:25

Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në...

11:03

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall...

11:00

Plagosja në Pogradec, zbardhen të tjera detaje,...

10:51

Ju ënjten këmbët gjatë verës? Ja truku...

10:50

Sekretet e diktaturës/ Çfarë tregojnë dokumentet e...

10:44

Krimet zgjedhore, Braho: Në zgjedhjet e ardhshme,...

10:24

Protesta zhvendoset tek SPAK, nis grumbullimi i...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • Hetimet e policisë, shoferi dyshohet se ka pësuar atak, nuk...
  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.