Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të martën, votat e Durrësit po rinumërohen.
Për të rivlerësuar fletët e hedhura në 108 kuti, janë ngritur tetë grupe rinumërimi.
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të marrë një mandat në këtë qark.
Partisë së Monika Kryemadhit i duhen 136 vota për t’u përfaqësuar në Parlament me një deputet.
I njëjti proces u krye më herët edhe në Berat, por pavarësisht rinumërimit, LSI nuk e fitoi dot mandatin.
Ajo rikuperoi vetëm 15 vota, nga 77 që i duheshin.





