Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2026
Vizion fokus

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj, rritje 700%...

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet tona forcohen...

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik përballet me...

Katër fermerë në televotim, publiku vendos për fatin e...

Çekët, aventurë në Shkumbin, turistët eksplorojnë lumenjtë e Shqipërisë

Starmer në prag të “greminës”, ministrja e tij jep...

Kriza në Lindjen e Mesme prek Japoninë, patatinat dalin...

Von der Leyen: Po planifikohen rregullore të reja për...

Emiratet e Bashkuara Arabe kryejnë operacione të fshehta kundër...

Armëpushimi në Lindjen e Mesme në fije të perit/...

Trump i vë veton projektligjit mbi shpenzimet ushtarake

24 Dhjetor 10:23

Presidenti Donald Trump i ka vënë veton projektligjit për shpenzimet e mbrojtjes, me një shumë masive prej 740 miliard dollarësh, pavarësisht mbështetjes së fortë nga Kongresi, duke paraqitur mundësinë që për herë të parë në 60 vjet një projekt-ligj i tillë për mbrojtjen të mos nënshkruhet në ligj.

 

Presidenti Trump tha se ai i vuri veton Ligjit për Autorizimin për Mbrojtjen Kombëtare, shkurtimit NDAA, sepse “nuk përfshinte masa kritike të sigurisë kombëtare, si dhe dispozita për respektimin e veteranëve dhe historisë së ushtrisë, dhe bie ndesh me përpjekjet e administratës për t’i dhënë përparësi Amerikës në veprimet e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme.”

 

“Është një ‘dhuratë’ për Kinën dhe Rusinë,” shkruante ai në një mesazh drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve.

 

Megjithëse tetë vetot e tij të mëparshme mbetën në fuqi falë mbështetjes së republikanëve në Kongres, këshilltarët thanë se ka gjasa që kjo të anashkalohet, vetëm pak javë pasi ai të përfundojë mandatin me 20 janar.

 

Por Senati i kontrolluar nga republikanët dhe Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate e miratoi projektligjin NDAA 2021 me më shumë se dy të tretat e votave të duhura për të tejkaluar veton.

 

Kjo do të thotë se Presidenti Trump do të duhet të bindë disa dhjetëra republikanë që të hedhin poshtë punën afro një vjeçare për projektligjin prej 4,500 faqesh dhe të fillojnë nga e para. Këshilltarët kryesorë e patën nxitur zotin Trump që të mos e zbatonte kërcënimin e tij për veto, duke theksuar shanset e pakta për të ndaluar projektligjin. Shumë nga mbështetësit e zjarrtë republikanë të zotit Trump, përfshirë Kryetarin e Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit Jim Inhofe, thanë se do të votonin për të anashkaluar veton. “Është e thjeshtë ajo që realizon ky projektligj,” tha zoti Inhove pas miratimit nga Senati. “E bën vendin tonë më të sigurt dhe mbështet trupat tona që e mbrojnë atë.”

 

Këshilltarët thanë se Presidenti Trump nuk ka se çfarë fiton nga vetoja dhe se ajo mund të dëmtonte aftësitë e partisë për të ruajtur dy vendet në Senat në votimet e balotazhit me 5 janar në Xhorxhia.

 

Senati e mbështeti projektligjin 84 me 13, me votat kundër nga disa prej republikanëve më konservatorë dhe demokratët më liberalë. Dhoma e Përfaqësuesve e mbështeti aktin vjetor për mbrojtjen, NDAA me 355 vota pro dhe 78 kundër. Disa nga votat kundër erdhën nga demokratët liberalë që ka pak të ngjarë të mbështesin veton e Presidentit Trump.

 

Projektligji në fjalë, NDAA, përcakton gjithçka që nga numri i blerjeve të anijeve, pagat e pjestarëve që sherbejnë e deri tek mënyra e trajtimit të kërcënimeve gjeopolitike. Masa ndaj së cilës zoti Trump vuri veton, ishte një kompromis që kombinoi dy projektpropozime të veçanta të miratura nga të dy dhomat e Kongresit.

 

Ligjvënësit krenohen me projektligjin që është bërë ligj çdo vit që nga viti 1961, duke thënë se aty pasqyrohet mbështetja e tyre për ushtrinë. Vetoja e Presidentit Trump, nëse nuk bie, do të shtyjë rritjen e rrogës me 3% për ata që sherbejnë në ushtri me kohë të plotë.

Posted Under:
Bota Politike
Tagged:
Shpenzime ushtarake trump Vetë

Nga e njëjta kategori

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj, rritje 700% e vizitorëve hebrenj në vend

më shumë...

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet tona forcohen dita-ditës, shqiptarët rrezikuan jetët për të mbrojtur hebrenjtë

më shumë...

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik përballet me revoltë në parti, rreth 80 deputetë laburistë kërkojnë dorëheqjen e tij

më shumë...

Starmer në prag të “greminës”, ministrja e tij jep dorëheqjen, 80 deputetë laburistë kërkojnë largimin e kryeministrit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:00

SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet...

1:44

Sfidat për sigurinë ushqimore, AKU kalon në...

1:32

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i...

1:04

Dita Botërore e Infermierëve, ministrja Sala: Asnjë...

1:02

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj,...

12:58

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet...

12:27

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën...

12:14

Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë...

11:54

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik...

11:43

Katër fermerë në televotim, publiku vendos për...

11:38

Si do të aplikohet paraburgimi? Avokatët: Vendimi...

11:37

Çekët, aventurë në Shkumbin, turistët eksplorojnë lumenjtë...

11:19

Starmer në prag të “greminës”, ministrja e...

11:06

Kriza në Lindjen e Mesme prek Japoninë,...

10:50

Von der Leyen: Po planifikohen rregullore të...

10:25

Emiratet e Bashkuara Arabe kryejnë operacione të...

10:25

”Ti me mua s’ke histori, mund të...

9:49

Defekt në rrjetin kryesor të ujësjellësit, Vlora...

9:45

Ishte e parkuar në oborrin e Dioqezës...

8:58

Armëpushimi në Lindjen e Mesme në fije...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Horoskopi javor nga Meri...
  • Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin dyshimet, po...
  • Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhi...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.