Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se mbi 30 mijë familje do të furnizohen me mallra ushqimore falë kontratës së finalizuar prej 830 mijë eurosh.
Në një postim në “Facebook”, Xhaçka theksoi se Rezervat e Shtetit në Lundër prej javësh janë kthyer në një kantier të madh pune, për të bërë të mundur asistencën me pako ushqimore të mijëra familjeve në nevojë.
Ajo ka shprehur mirënjohje ndaj punonjësve të rezervave dhe efektivëve të Komandës Mbështetëse, të cilët janë të angazhuar në këtë punë.
“E rëndësishme është që kontrata që sapo kemi finalizuar, prej 830 mijë eurosh, na krijon mundësinë që të furnizohemi me mallra ushqimore për t’i ardhur në ndihmë mbi 30 mijë familjeve”, ndërsa kërkoi ndihmën e Komanadës Mbështetëse për të vënë në dispozicion magazinat e saj, pasi ato të Rezervave të Shtetit nuk mjaftojnë për magazinimin e të gjitha produkteve për shkak të sasisë së madhe të pakove që përgatiten.
Nga ana tjetër, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku tha se FA do të dyfishojnë kapacitetet për të ndihmuar jo vetëm me operacionin e shpërndarjes në terren, por edhe për çdo nevojë tjetër.






Jam ne hall nuk po me ndihmon askush me sygjeroni si te veproj