Presidenti Ilir Meta u takua këtë të premte me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Ëolfang Sobotka. Gjatë takimit ata diskutuan për hapjen e negociatave dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Ilir Meta tha në “Facebook” se Austria mbështet çeljen e negociatave për vendin tonë.
“Kënaqësi të takoja sot Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, z.Ëolfgang Sobotka, përfaqësues i një vendi mik që ka vendosur një gurthemel të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Mirënjohje dhe falenderim për mbështetjen tradicionale të Austrisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si dhe për përkrahjen që na jep për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”





