Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në...

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist...

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për protestën: Politikanët...

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin partive, por...

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të,...

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari goditet...

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin jugor

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset me barrierat,...

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër të ri...

Ju pëlqejnë patetinat? Pas këtij artikulli nuk do t’i konsumoni më

14 Shkurt 19:32

Kohë më parë Bashkimi Evropian zhvilloi një studim disavjeçar mbi elementet toksik të formuar nga nxehtësia e gatimit.

Në raportin e këtij studimi që po e rikthejmë edhe një herë në vëmendje u deklarua se ekzistojnë 800 elemente të tillë ndër ushqimet e zakonshme që gatuajmë, 52 prej të cilëve me cilësi kancerogjene të mundshme.

Një prej tyre është “akrilamidi”, i cili është gjetur të ketë efekt kancerogjen dhe neurodegradues.

Si “mbin” në ushqimin tonë kjo substancë?

Në të vetmen pikë që mund të kenë të drejtë mbështetësit e ushqimit të gjallë nëpër botë është kur bëhet fjalë për akrilamidet që zhvillohen gjatë pjekjes, skuqjes, gatimit në zgarë apo thekjes të ushqimeve me prejardhje bimore, në temperatura të larta. Gjatë gatimit, sheqernat dhe aminoacidi “asparagjinine” ndërveprojnë me njëri-tjetrin duke prodhuar këtë substancë.

Ushqimet me përmbajtje amidoni, si patatet e skuqura dhe patatinat, përmbajnë nivelin më të lartë të akrilamideve, por realisht çdo ushqim i gatuar mbi 120 gradë Celcius mund t’i përmbajë. Edhe kafja i përmban!

Ndryshe nga ushqimet e pasura në karbohidrate, ato proteiniket e përmbajnë në sasi më të ulët, edhe pse këto të fundit krijojnë të tjera lloje substancash kancerogjene nga temperaturat e larta, siç janë aminat heterociklike. Ushqimet e pasura ne sheqerna, si patatet, panxhari, biskotat e thekura dhe krakerat përmbajnë nivelet më të larta (150 – 4000microgram/kg), ndërkohee që të pa gatuara ose të ziera përmbajnë sasi minimale.

Çfarë zbuluan suedezët?

Në vitin 2003, studiues suedezë vlerësuan nivelet e akrilamideve në ushqime të zakonshme, si në produktet prej patateve, bukë, drithëra, biskota dhe kafe. Ata gjetën se individët kishin një nivel mesatar prej 31 mikrogram/kg të trupit, nivele që Organizata për Mbrojtjen Ambientale dhe OBSH i cilësojnë të rrezikshme. Duke ju referuar sasisë së vendosur si limit për ujin e pijshëm, kjo shifër përkon me 500-fishin mbi normë.

Patatinat dhe kanceri nuk kanë qenë kurrë më të lidhura se kaq. Madje aq shumë, sa shteti i Kalifornisë denoncoi prodhuesit e patatinave për mos etiketimin e kësaj substance dhe rrezikshmërisë që ajo mbart.

Sipas një studimi të 2008-ës, patatinat në treg përmbajnë nivele të akrilamideve, në rastin më të mirë 39- dhe në më të keqin -900 herë mbi normën e përcaktuar.

Fatkeqësisht, patatinat e pjekura në vend të atyre të skuqura, nuk janë më të mira, përkundrazi, janë gjetur të përmbajnë 3 herë më shumë krahasuar me të parat.

Përse akrilamidet quhen “kancerogjene”

Në studime laboratorike në kafshë, akrilamidet janë lidhur me zhvillimin e tumoreve të ndryshme pas ekspozimit të tyre në doza të përqendruara. Sipas kërkimeve në njerëz, këto substanca lidhen me kancerin e gjirit me receptor pozitiv ndaj estrogjenit, me kancerin e mitrës pas menopauzës dhe atë të vezoreve.

Ato janë gjetur të kenë lidhje gjithashtu edhe me dëmtime neurologjike. Ky fakt na bën të reflektojmë mbi konsumin e tyre nga fëmijët e vegjël, të cilët kanë një sistem nervor më delikat dhe në zhvillim e sipër.

Ushqimet e pasura në akrilamide

Patatinat

Biskotat e gatshme

Drithërat e mëngjesit (veçanërisht të tipit “corn flakes” dhe “all-bran”, por kompani të ndryshme kane nivele të ndryshme)
Bukët e thekura, e pjekura të tipit “bake rolls”, krakera, friganja. Buka e thekrës me krunde duket të formojë me pak akrilamide gjate thekjes, krahasuar me bukën e bardhë të zakonshme.

Bajamet & kikirikët e pjekur, gjalpi që përftohet nga kikirikë të pjekur.

Gështenjat e pjekura.

Kafja & kakao, në sasi pak më të vogël përmbajnë akrilamide, pasi kokrrat e kafes dhe kakaos piqen përpara se të bluhen.

Si t’ia bëjmë?

1.Evitoni patatinat, sidomos për fëmijët e vegjël, të cilët krijojnë varësi prej tyre dhe mund të konsumojnë vazhdimisht sasi të mëdha.

2.Skuqini patatet në shtëpi, me vaj ulliri në temperature mesatare, me kapak të mbyllur, pasi t’i keni lënë në ujë për rreth 15minuta.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Konsum patetina Studim Ushqim

Nga e njëjta kategori

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë në ruajtjen e formës fizike

më shumë...

Si ta mbrojmë trurin në epokën e Inteligjencës Artificiale, çfarë thotë neuroshkencëtarja

më shumë...

Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do të marrin lajme të forta dhe ndryshime të papritura

më shumë...

Çfarë parashikojnë yjet sot: E enjtja sjell kthesa të papritura për disa shenja të horoskopit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:40

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për...

9:37

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”,...

9:28

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për...

9:27

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin...

9:04

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

8:43

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive...

8:15

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur...

7:45

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

6:31

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset...

6:28

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër...

6:16

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon...

5:51

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik...

5:34

Deklarata për spastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht...

5:05

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës,...

4:48

Teherani: Nëse na godet SHBA, grupi Huthi...

4:38

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda...

4:30

Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë,...

4:15

Karakaçi në Kuvend : Deri në fund...

3:59

Shtyhet afati i Reformës Zgjedhore, Parlamenti vendos...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • “Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.