Spitali i ri Kirurgjik është tashmë gati t’u shërbejë pacientëve jo vetëm nga Tirana por edhe nga rrethet e tjera.
Në ceremoninë e inaugurimit, kryeministri Rama tha se 30 milionë dollarë u shpenzuan për investimet në sallat e kirurgjisë, aparaturave mjekësore, laboratorëve dhe sistemit të sterilizimit.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Jane investuar 30 milion dollarë për këtë qendër që është shume krahasuar me çfarë është bërë më parë por pak në raport më nevojat e gjithë sistemit”
Pavarësisht akuzave të vazhdueshme të opozitës për koncesionet në shëndetësi, shefi i qeverisë tha se bashkëpunimi me institucionet private do të vijojë, duke qenë se kjo, sipas tij, ul kostot e shtetit dhe ndihmon rritjen e investimeve.
“Nëse sot kemi kapacitetin për furnizim pajisjet, për shkak të investimeve që ka bërë privati. Marrëveshje e bazuar që privati investon para që shteti nuk i ka në atë moment të gjitha bashke. Dhe shteti kompenson shlyerjen dhe merr mbrapsht investimin.”
Ndërkohë kryeministri bëri me dije se investimet në sektorë të ndryshëm do vazhdojnë pavarësisht gjendjes emergjente te shkaktuar prej tërmeteve.






