Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 July 2026
Vizion fokus

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja...

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe...

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për...

“O Fatos mos na lë në baltë…”, biseda e...

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos...

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si kalova nga...

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te selia e...

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me dhimbje i...

Meta mesazh për Krishtlindjen: Shumë familje shqiptare në momente të vështira pas tërmetit

24 Dhjetor 19:24

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar besimtarët me rastin e Krishtlindjes, ku thekson se kjo natë i gjen shumë familje shqiptare në momente jashtëzakonisht të vështira shpirtërore dhe ekonomike!

 

Përmes një mesazhi urimi kreu i shtetit shkruan se pas 26 nëntorit Krishtlindja i gjen shumë familje shqiptare në momente jashtëzakonisht të vështira shpirtërore dhe ekonomike!

 

Meta ndër të tjera në urimin e tij nënvizon faktin se në këto momente është koha të gjejmë forcën dhe kurajën për t’u ngritur mbi dallimet tona, të rrëzojmë muret që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth vlerave njerëzore, familjare e kombëtare, të sakrifikojmë diçka tonën për të mirën e përbashkët.

 

GËZUAR KRISHTLINDJEN!

Të dashur motra e vëllezër,

Jam shumë i lumtur t’u bashkohem sot festës dhe urimeve tuaja më të ngrohta për Ditën e Bekuar të lindjes së Krishtit. Begati, mirëqenie, mbarësi, lumturi dhe suksese për Ju dhe familjet Tuaja!

Një urim të veçantë kam për të gjithë ata të cilët gjatë këtij viti humbën më të dashurit e tyre, përballuan dhimbje të mëdha, vuajtën nga sëmundjet, skamja, mjerimi, indiferenca dhe papunësia. Dashuria, gëzimi dhe paqja mbizotëroftë kurdoherë në zemrat dhe vatrat e tyre të ngrohta familjare!

Krishtlindja i gjen shumë familje shqiptare në momente jashtëzakonisht të vështira shpirtërore dhe ekonomike!  Tërmeti i 26 nëntorit ishte një tragjedi e madhe që na lëndoi të gjithëve.Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për ata që kjo fatkeqësi e rëndë i ndau përgjithmonë nga të afërmit dhe të dashurit e tyre!

Me mijëra familje kanë humbur shtëpitë dhe mundin e një jete. Gra e burra, fëmijë të mitur dhe të moshuar do e kalojnë edhe këtë natë në çadra, të uritur, të sëmurë dhe të vetmuar me shpresën që sa më parë t’i rikthehen normalitetit. Solidariteti që treguam në këtë fatkeqësi, është një themel i qëndrueshëm ku mund dhe duhet të mbështetemi, për t’u ringritur, gjetur forcën dhe energjinë, për ndërtuar një Shqipëri më të mirë, më të dhembshur dhe më njerëzore.

Shumë qytetarë, në mungesë të shpresës dhe shanseve të barabarta, për shkak të plagëve të rënda sociale, dëshirojnë ende të largohen nga Shqipëria. Le të punojmë të gjithë së bashku, pa u lodhur, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme në atdhe, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Është koha të gjejmë forcën dhe kurajën për t’u ngritur mbi dallimet tona, të rrëzojmë muret që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth vlerave njerëzore, familjare e kombëtare, të sakrifikojmë diçka tonën për të mirën e përbashkët, të kujdesemi më shumë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë jetën më të mirë, në radhë të parë për ata që kanë më shumë mungesa në këto ditë të bekuara.

Një urim të veçantë kam edhe për Forcat tona të Armatosura kudo ndodhen, për mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që kjo natë e Krishtlindjes i gjen në krye të detyrave të tyre, në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

NGA MOT GËZUAR KRISHTLINDJEN!

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE KOMBIN SHQIPTAR!

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
familje Krishtlindje meta Urim

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur

më shumë...

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses me lot në sy kërkon falje: Vajza ka probleme të shëndetit mendor

më shumë...

Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK “koka” e grupit kriminal

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen...

10:27

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është...

10:17

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason...

10:09

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e...

10:08

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në...

9:56

“O Fatos mos na lë në baltë…”,...

9:43

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën...

9:30

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si...

9:23

Truri rinohet duke mësuar më shumë gjuhë...

9:19

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te...

9:14

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me...

9:07

Njihuni me cilësitë që i karakterizojnë njerëzit...

8:23

Franca rihap ambasadë në Damask

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Rama publikon pamjet nga stadiumi i ngritur për koncertin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.