Mihal Kokëdhima I cili u bë I njohur pasi dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht një familje spanjolle turiste në jug, do te mbetet ne burg.
Ky ka qënë vendimi I Gjykatës së Apelit në Vlorë që la në fuqi masën e arrestit me burg të vendosur pak kohë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Mihal Kokëdhima terrorizoi familjen spanjolle Galdon dhe shqiptarët që I shoqëronin të cilët kishin shkuar të hanin drake në restorantin e tij në Porto Palermo.

Pas mosmarreveshjeve për porosinë e dhënë nga turistet spanjolle, Kokëdhima I sulmoi duke hipur dhe qëndruar mbi kofanon e makinës deri në 3 km lëvizje.
Mihal Kokëdhima jo vetëm u arrestua për këtë ngjarje që mori përmasa të mëdha mediatike pasi Eugenio Galdon ishte biznesmen i njohur ne Spanje, por nga ana tjetër goditja ndaj Kokëdhimës ishte dyfishe pasi atij iu prish edhe restoranti “Panorma” që kishte ne breg te detit.
Një biznes të cilin ai në fakt e kishte pa leje dhe abuzues prej shumë vitesh.






