Në ditën e “Shkopit të bardhë”, të verbërit zgjodhën të protestojnë para kryeministrisë duke bere thirrje plotësimin e kërkesave të tyre.
Tubimi i të verbërve u fokusua në plotësimin e reformës për rritjen e pensioneve , pasi shuma që ata marrin nga shteti është minimale dhe e pamjaftueshme.
Me pankarta në duar ata thane se janë viktima të keqtrajtimit institucional dhe se qeveria duhet të shlyejë borxhin e të zbatojë vendimet e gjykatës.
Vjet qeveria nxorri nje vendim per mosindeksimin e pageses se te verberve, nje e drejte qe ky komunitet e kishte prej dy dekadash.
Kreu i shoqatës së të verbërve tha se pagesat për personat me aftësi të kufizuar janë ulur ndërsa reforma e qershorit te kaluar cënon të drejtat e tyre themelore.
Sipas Ardian Hyses mbeshtetja ne ulje ndaj kesaj shtrese, I ka detyruar shume te verber qe te shkojne ne France dhe te kerkojne azil.
“Reforma prek të drejtat e personave me aftësitë e kufizuara, të arritura deri më sot. Për interesat tona flasin të tjerët, nuk na ofrohen shërbimet bazë. Pagesat për personat me aftësitë e kufizuara janë ulur. Reforma cënon të drejtat themelore, cënon arsimin, punësimin. Shumcia e të verbërve po ikin në Francë”.
Të verbërit madje thanë se “të gjitha paratë që akordohen për të rritur mirëqenien e tyre vidhen nga organizatat dhe shoqatat pranë qeverisë”.






