Në ditën e “Shkopit të bardhë”, të verbërit zgjodhën të protestojnë para kryeministrisë duke bere thirrje plotësimin e kërkesave të tyre.

 

Tubimi i të verbërve u fokusua në plotësimin e reformës për rritjen e pensioneve , pasi shuma që ata marrin nga shteti është minimale dhe e pamjaftueshme.

 

Me pankarta në duar ata thane se janë viktima të keqtrajtimit institucional dhe se qeveria duhet të shlyejë borxhin e të zbatojë vendimet e gjykatës.

Vjet qeveria nxorri nje vendim per mosindeksimin e pageses se te verberve, nje e drejte qe ky komunitet e kishte prej dy dekadash.

 

Kreu i shoqatës së të verbërve tha se pagesat për personat me aftësi të kufizuar janë ulur ndërsa reforma e qershorit te kaluar cënon të drejtat e tyre themelore.

 

Sipas Ardian Hyses mbeshtetja ne ulje ndaj kesaj shtrese, I ka detyruar shume te verber qe te shkojne ne France dhe te kerkojne azil.

 

 

“Reforma prek të drejtat e personave me aftësitë e kufizuara, të arritura deri më sot. Për interesat tona flasin të tjerët, nuk na ofrohen shërbimet bazë. Pagesat për personat me aftësitë e kufizuara janë ulur.  Reforma cënon të drejtat themelore, cënon arsimin, punësimin. Shumcia e të verbërve po ikin në Francë”.

 

 

Të verbërit madje thanë se “të gjitha paratë që akordohen për të rritur mirëqenien e tyre vidhen nga organizatat dhe shoqatat pranë qeverisë”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *