Një aksident automobilistik me përpasjen e dy mjeteve ka ndodhur në hyrje të qytetit të Bilishtit.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes të së hënës. Policia bëri me dije se janë përplasur dy automjete me njëra tjetrën.
Paraprakisht njoftohet se nga ky aksident ka patur vetëm dëme materiale nuk ka të plagosur.
Shkak sipas verifikimeve dyshohet se ka qënë lageshtia në rrugë dhe parakalimi i gabuar. Ende nuk ka detaje për identitetin e drejtuesve të mjeteve që u përfshinë në këtë aksident. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dinamikën e saj.





