Ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimit në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ka nisur mbyllja e çdo qendre votimi në vend.
Informacionet bëjnë me dije se në disa qendra mbyllja është bërë dhe para orarit zyrtar, siç theksojmë Kavajën dhe Dibrën. Ne pak te tjera ka vijuar votimi per persona qe kane qene ne pritje dhe sipas rregullores, Qendrat e Votimit kane respektuar votuesit.
Ndërkohë në të gjithë qytetet Kukës, Fier, Gjirokastër, Bulqizë, Dibër, Lezhë, Burrel, Korçë dhe në disa qendra në Tiranë, si në shkollën Vasil Shanto, tek Liceu jane mbyllur qendrat e votimit dhe ka nisur transportimi i materialeve zgjedhore drejt KZAZ-ve.
Procesi i votimit këtë të dielë është zhvilluar i qetë sipas KQZ deri në orën 18:00 pjesmarrja ka qenë rreth 19: %, në rang vendi ose e përthyer në shifra 671 mijë votues.





