Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia vijon kërkimet...

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”, Trump: Do...

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja...

Parlamenti debat për “Zvërnecin”, shumica dhe opozita shkëmbejnë akuza...

Shpërthimi me tritol në Balldre, arrestohet autori nga Tirana,...

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja...

“Zvërneci”, opozita interpelancë me ministrin e Mjedisit, Jaupaj: Analizë...

“Trajektorja”, sollën heroinë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri,...

“Trump në Shqipëri vitin tjetër”, Balla: Marrëveshjen e kemi...

Gjermania optimiste për miratimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA

Mjekut i mbaron kontrata, 3 mijë pacientë pa ilaçe në Korçë

12 Qershor 15:00

Mungesa prej 10 ditësh e mjekut të familjes në lagjen 1 të qytetit të Korçës ka krijuar konfuzion te pacientët, sidomos ata kronikë, të cilët nuk arrijnë të marrin dot medikamentet me rimbursim.

Prej ditësh ata janë të detyruar të presin një zgjidhje nga ana e institucioneve kompetente, pasi mjekut të familjes që punonte në këtë qendër i ka përfunduar kontrata gjashtë mujore me të cilën i ishte shtyrë afati për të dalë në pension.

Qytetarët kërkojnë një zgjidhje përfundimtare, pasi një mjeke e cila vjen vetëm dy ditë në javë në këtë qendër nuk arrin të përballojë fluksin e madh të pacientëve që kërkojnë të marrin ilaçet.

Sonila Pula është mjekja e familjes e cila mbulon lagjet 2 dhe 3 të qytetit të Korçës.

Në mungesë të mjekut në lagjen 1 ajo duhet të përballojë edhe fluksin e pacientëve të kësaj lagjeje. Mjekja shprehet se ngarkesa është tepër e madhe dhe e vështirë për tu përballuar.

Të interesuar pranë Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, drejtori Mikel Llogori thotë se deri në datën 15 do të priten aplikimet në portalin “Mjekë për Shqipërinë” dhe në rast se nuk do të ketë interes nga ana e mjekëve të rinj mund të procedohet përsëri me shtyrjen e kontratës me mjekun pensionist në këtë qendër.

Në lagjen 1 të qytetit të Korçës janë rreth 3000 pacientë në total, 750 prej të cilëve janë të sëmurë kronikë të cilët janë të detyruar të shkojnë çdo muaj pranë mjekut të familjes për të marrë medikamentet e duhura, çka shkakton një ngarkesë të madhe e cila rritet edhe më tepër në kushtet e mungesës së një mjeku të qendrueshëm çdo ditë të javës.

 

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Kontrate Korçe Mjek Paciente Sherbim

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e enjte, ja çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

AKU forcon bashkëpunimin me autoritetet holandeze për sigurinë ushqimore

më shumë...

Testimi në Gjuhë dhe Letërsi, teza publikohet në rrjetet sociale, përjashtohet maturanti në Kukës

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të arrijnë temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

3:09

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia...

3:00

Raporti i OKB: Puna po vret 840,000...

2:57

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”,...

2:50

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar...

2:25

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për...

2:16

Parlamenti debat për “Zvërnecin”, shumica dhe opozita...

1:40

Shpërthimi me tritol në Balldre, arrestohet autori...

1:24

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar...

1:02

“Zvërneci”, opozita interpelancë me ministrin e Mjedisit,...

12:55

“Trajektorja”, sollën heroinë nga Maqedonia e Veriut...

12:42

“Trump në Shqipëri vitin tjetër”, Balla: Marrëveshjen...

12:36

Gjermania optimiste për miratimin e marrëveshjes tregtare...

12:26

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh...

12:05

Këlliçi: Rama në burg, Berisha në Uashington!...

11:57

Dy operacione në Durrës, 3 të arrestuar,...

11:56

“Shqipëria ka një realitet tjetër”, Tabaku: Kam...

11:56

“U ktheva”, Berisha: Nuk kam qenë kurrë...

11:35

Berisha mbështet protestën e qytetarëve: Të merremi...

11:07

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali...

10:50

“Unë erdha, u krye”, demokratët presin me...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit, detaje e fundit nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.