Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”, Rama: Prokurimet...

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama: Teknologjia mundësi...

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron sigurinë dhe...

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji...

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7...

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i Botës kritikon...

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran, por nuk...

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet...

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në garë për...

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa të rëndësishme...

Irani kërkon “veprime konkrete” për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

17 Maj 17:28

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javaz Zarif, i bëri thirrje Kinës, Rusisë dhe partnerëve të tjerë që të ndërmarrin “veprime konkrete” për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nga e cila SHBA-ja është tërhequr një vit më parë.

 

Zarif i bëri komentet me të arritur në Pekin, ku takoi homologun e tij kinez, Wang Yi.

 

Kina është nënshkruese e marrëveshjes bërthamore, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

 

Me këtë marrëveshje, Irani e ka kufizuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

 

Por, SHBA-ja është tërhequr nga pakti në maj të vitit 2018 dhe i ka rikthyer sanksionet kundër Iranit, në mënyrë të njëanshme.

 

Zyrtarët amerikanë duan negocimin e një marrëveshjeje të re.

 

Javën e kaluar, Teherani ka thënë se do të ndalojë së zbatuari një pjesë të marrëveshjes, nëse nënshkruesit e tjerë të saj, brenda 60 ditësh, nuk ndërmarrin hapa për ta mbrojtur Iranin nga sanksionet.

 

“Deri më tash, komuniteti ndërkombëtar ka bërë kryesisht deklarata, në vend se ta shpëtojë marrëveshjen”, tha Zarif në Pekin.

 

“Hapi praktik është mjaft i qartë: Marrëdhëniet ekonomike me Iranin duhet të normalizohen. Kjo është ajo që marrëveshja e adreson qartë”, shtoi ai.

 

Udhëtimi i Zarifit në Kinë pason vizitat e tij në Japoni dhe Indi.

 

Uashingtoni, i cili e konsideron Iranin si financues të terrorizmit ndërkombëtar, ka shtuar presionin kundër tij në ditët e fundit, duke rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik./ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Arme bërthamore Iran Marrëveshje Pekin Veprime

Nga e njëjta kategori

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron sigurinë dhe sovranitetin e vendit

më shumë...

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7 tetorit, por nuk reagoi! Zyra e kryeministrit e mohon: Gënjeshtër

më shumë...

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran, por nuk mund të largohet nga Irani

më shumë...

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet sulmeve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:11

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”,...

2:00

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama:...

1:56

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron...

1:37

Publikohen rezultatet e testit PISA, Shqipëria rritje...

1:28

Pas vrasjes së 24-vjeçarit, Hita “zbret” në...

1:24

Ngjarja e rëndë në Tropojë, njëri prej...

1:09

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron...

12:52

Flakët që “përpinë” pyjet në Shqipëri, 2...

12:42

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant...

12:35

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin...

12:15

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i...

12:04

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran,...

12:03

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina...

11:59

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në...

11:55

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa...

11:53

Zjarret në qarkun e Dibrës, prefekti: Kanë...

11:45

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e...

11:28

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet...

11:24

Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i...

11:22

Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra zjarri në...

Më të klikuarat

  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.