Deputetja Rudina Hajdari për herë të parë ka reaguar për krijimin e partisë së re “Bindja Demokratike”.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hajdari shkruan se krijimi i çdo forumi të ri politik është një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente që ka përfshirë vendin.
Ndër të tjera në reagimin e saj deputetja Hajdari ka thënë se shqiptarëve iu duhet “një elitë e re politike”, ndonëse deputetja thotë se pa ndërmarrë asnjë iniciativë lidhur me këtë, i cilësojnë si kryesuse të një forumi të ri që po krijohet.
“Çdo moment ndjek me vëmëndje dhe ndjeshmëri, përpjekjet që bëhen për zhvillimin dhe prosperitetin e jetës politike në vend. Krijimin e çdo forumi të ri politik, e shikoj si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente që ka përfshirë vendin dhe gjithsecilit i uroj rrugëtim të mbarë dhe suksese në përpjekjet e tij.
Është e kuptueshme se Shqiptarët janë tejet të lodhur e të shqetësuar nga kjo politikë e mërzitshme dhe e dëmshme 28 vjeçare prandaj krijimi i një alternative të re, të vërtetë dhe shpresëdhënëse që ka për qëllim interesin publik, përfaqësimin qytetar dhe një politik-bërje të re me standarte perëndimore do të ishte një iniciativë për t’u gëzuar.
Ajo që më bën përshtypje në kushtet e “psikiatrisë politike” ku jemi futur është fakti që personalisht, pa dhënë asnjë deklarim apo pa ndërmarrë asnjë iniciativë lidhur me këtë, më cilësojnë si kryesuse të një forumi të ri që po krijohet, por nga kontaktet që zhvilloj anë e mbanë vendit, dhe kudo ku ka shqiptarë të ndershëm, duke respektuar dhe festat e Pashkëve, nuk jam shprehur më parë.
Pak ditë më parë, në deklarimin që bëra në Parlament, shpreha vullnetin e grupit që kryesoj dhe ky do të mbetet angazhimi im kryesor. Natyrisht, në rrugëtimin që kemi nisur, prania e demokratëve të ndërshëm dhe gjithë atyre që aspirojnë një demokraci të vërtetë, do të jenë mbështetja e jonë.
Shqiptarëve u duhet “një elitë e re politike” dhe ne e konsiderojmë një obligim parësor, përgatitjen e një formule të përshtatshme përfaqësimi politik, në mënyrë që deputetët dhe të zgjedhurit t’i caktojnë qytetarët dhe jo kryetarët e partive. Ka shumë modele që mund ta realizojnë këtë qëllim, që nga sistemi i pastër mazhoritar, e deri tek ai proporcional kombëtar me lista të hapura nëpërmjet të cilave shpresojmë të nxjerrim jashtë të gjithë elementët e korruptuar që vijnë nga bota e krimit, që me drejtimin e mazhorancës qeverisëse, e kanë futur vendin në një drejtim pa shpresë dhe të ardhme.”






Qellimimi kryesore eshte largimi i komunistve e spiunve te plakut vicidolit,me bandat e tije,lir floririt,i njejte si plaklu.Se fundi edhe edvin drogaxhia,qe eshte vene gare te kaloje plakun e vicidolt ne korrupsion e ne krimie,gjithmone pa harruar kukllen e plakut lul hajdutin.Kta jane kriminelte e ktije populli,kta kane hake jo vetem largimin,pore duhet tju konfiskohen parate e pronat qe u kane placikitur shqiptarv dhe te burgosen.Kta fundrrina duan te pengojne me cdo kushte reformat e ktije vendi,dhe demokracine,njekosishte zduan te rijte e te ndershmit tju marrin pushtetin.Pore me sa duket jane ne grahmat e fundit,SHBA jane me te fuqishme,do te ndihmojne shqiptaret edhe nji here,ti largojne kta kriminele me bandat e tyre.
A sun ja ngjit ni emer pak ma te mir si per shembull
Fryma re Demokratike
ja qifsha robt elitave te kosoves….ja qifsha qikat…e burave ni kar goje edhe nja nbith
Kta te kosoves lypin qi nanen por edhe te shqipris lypin qi nanen edhe gruen pra kta te kosoves jan muta kta te shqipris jan kaka kta te maqedonis jan shkula na jemi popull i mbrapsht boll e livdojm vetin por ma berlloga popull se na ska veq arabat turqt grekt qe naj kalojn