1600 forca policie janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe qetësinë në protesten e opozitës para kryeministrisë.
Uniformat blu, përfshirë këtu edhe FNSH-në dhe RENEA-n janë të pajisura të gjitha me maska kundra gaz.
Policia ka formuar një perimeter sigurie duke e rrethyer kryeministrine me gardh metalik.

Ndërkohe ne taracen e këtij institucioni dallohen lehtësisht snajper të gardës që kontrollojnë perimetrin e zonës perreth kryeministrisë.
Në gadishmëri janë si zakonisht edhe makinat ujëhedhese që shërbëjnë për shpërndarjen e turmave.
Të gjitha këto masa janë ndërmarrë edhe për shkak të frikës për akte dhunë në proteste.






