E premte, 30 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32-vjeçari shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Genova pasi në shtëpinë e tij u gjet mbi 1 kilogram kokainë.

Gjatë monitorimit në disa zona, policia vuri re se 32-vjeçari shfaqi nervozizëm të dukshëm kur pa efektivët dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit. Pas identifikimit të tij dhe kontrollit fizik, atij iu gjetën rreth 6 gramë kokainë.

Reklamë

Kontrolli i mëvonshëm në banesë çoi në sekuestrimin e 1.2 kilogramëve kokainë të fshehur në dhomën e gjumit, brenda një jastëku, si edhe 1.200 euro cash, dy peshore dhe materiale për paketim.

Pas përfundimit të procedurave të zakonshme, 32-vjeçari u arrestua dhe u transferua në burgun Carcere di Genova Marassi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë