Një nga vajzat më të suksesshme në botën e televizionit dhe pronare e kompanisë së kozmetikës Kylie Jenner, gjithmonë ajo që bie në sy janë dhuratat e saj të shtrenjtja.
Ajo i ka dhuruar mamasë së saj një makinë ‘Ferrari’ që kushtonte 250,000$. Ndërsa këtë herë Kylie ka vendosur ti bëjë një dhuratë vetes së saj. Ajo ka blerë një makinë ‘Rolls-Royce’, çmimi i të cilës vijon nga 450.000$ në 600.000$.
Kjo është një dhuratë e veçantë që Kylie ka vendosur që ta personalizojë makinën në ngjyrë blu të lehtë. Sapo hap derën e makinës, dallon emrin e saj së bashku me logon e firmës ‘Rolls-Royce’.
Bukuroshja duket shumë e lumtur me blerjet e fundit dhe ndaj i quan makinat “my babies”.





