Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama duke theksuar faktin se ai është i sinqertë vetëm kur gënjen.
Përmes një statusi në profilin e tij, Vasili sjell në vëmendja një deklaratë të Ramës kur ishte në opozitë në 6 nëntor 2011, ku fliste për krimin dhe korrupsionin dhe bën krahasimin se si po vepron Rama tani që është në pushtet.
“Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen !!! Dikur 7 vjet me pare ne opozite,Edi Rama shprazte fishekzjarre denglash dhe hipokrizie morali me tonelata. Ne kongresin e partise socialiste ne 6 nentor 2011 ja ç’thoshte pacipesisht dhe me ze te larte: “Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korruptimi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta, ne s’mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam”. Po sot? Sot standarti i vertete i Edi Rames eshte getem nje: alibia e cdo lloji llumi qofte ky perdhunim,krim,trafik droge etj etj. Ky eshte standarti qe mbrojti Elvis Roshin,Saimir Tahirin, Agron Xhafen dhe se fundi perdhunuesit e Fushe Krujes, e plot e plot te tjere kryetar bashkie,drejtore e nepunes te larte. Ndaj mos e besoni kurre. Ai eshte thjesht nje hipokrit dhe genjeshtar. Cdo fjale e tij eshte vetem e kunderta e asaj qe thote. Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen…..”





