Franca dhe Belgjika janë cifti I parë që do të luajnë gjysmefinalen e botërorit këtë të martë në orën 20:00. Një përplasje shumë interesante me skuadra të cilët janë të mbushur me lojtarë të talentuar në gjirin e tyre. Franca ne leter duket favorite jo vetëm për qëndrueshmerine e paraqitur deri tani në botëror kuka marrë 4 fitore dhe 1 barazim, duke bindur dhe pa u djersitur shumë por edhe për shkak të faktit traditë. Gjelat vijnë plot entuazizëm në këtë takim dhe pa probleme me organiken.shqetesimi i vetë për Deshamp ka qënë një dëmtim I vogel në stërvitje për Sidiben por ai nuk është një lojtar që mban peshë në formacion kështu që nuk përbën ndonjë problem të madh. Formacioni nuk pritet të ketë ndryshime në raport me ndeshjet e 1/8 dhe cerekfinalet fituar ndaj Argjentines dhe Uruguait.
Belgjika në krahun tjeter që luan për herë të parë në gjyëmëfinale që nga 1986, kërkon të bëjë historine ne Rusi. Kartat i ka në rregull për tia dalë përsa kohe ka në gjirin e vet disa nga lojtarët më të mirë në botrë sui De Brojne, Hazard dhe Lukaku ndërsa në ndihme mund ti vi edhe entuziazmi I triumfit në cerekfinale kundër Brazilit. Djajte e kuq janë skuadra e vetme që I kanë fituar të 5 ndeshjet në kupën e botës deri më tani dhe janë ekipi që kanë shënuar më shumë gola plot 14. Trajnerin Martinez e shqetëson vetëm mungesa e anësorit të djathtë Tomas Munie dhe në vend të tij në mbrojtje mund të aktivohet Vermalen ose në të kundërt mund të kemi në fushë nga minuta e parë edhe Karrasko edhe Cadli. Megjithatë Martinez na ka befasuar në këtë botëror dhe nukë shtë cudi edhe përfshirja e Mertens në lojë nga minuta e parë.
Sa I takon historissë, duhet thene që këto dy kombëtare kanë luajtur plot 74 herë në histori ndaj njera tjetres. Belget kanë avantazh me 32 fitore përkundrejt 24 të gjelave por francezet kanë fituar aty kur duhet në dy ndeshjet që janë përplasur në botërore në 1938 dhe në 1986 kur fituan 4 me 2 në shtesë në duielin për vendin e 3.





