Këshilltarët socialist të Hasit kanë votuar propozimin për të shpallur Gafurr Mazkreu “Qytetar Nderi”. Mazreku njihet si deputeti i PS-së, i cili në vitin 1997 qëlloi me armë Azem Hajdarin brenda sallës së Parlamentit, duke e plagosur rëndë atë.
Me motivacionin “Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor”, propozimi u mbështet nga 13 këshilltarët e majtë, ndërkohë që u kundërshtua nga opozita, që braktisi mbledhjen në shenjë proteste.
Vendimi për dhënien e titullit për ish-deputetin socialist Mazreku është konsideruar i turpshëm nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama mësohet të ketë thënë se ky titull nuk duhej propozuar asnjëherë.
“Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur e nuk dimë gjë. Ç’janë këta të zgjedhur vendor që bëkan edhe peticione kundër nesh”, mësohet të ketë thënë Rama.
Kundër këtij vendimi ka reaguar edhe opozita. PD e ka konsideruar të turpshëm dhe akt kriminal vendimin për t’i dhënë Mazrekut titullin “Qytetar Nderi” të Hasit.






Qytetar nderi i krimit