Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përshendetur SHBA dhe Presidentin Trump për nënshkrimin e deklaratës së përbashket me Kim Jong Un për nisjen e procesit të paqes dhe denuklearizimit të Gadishullit Korean.
Ai e ka cilësuar këtë arritje të përmasave globale, me vlera themelore për zhvillimet ndërkombetare botërore.
“Hapja e këtij procesi paqeje dhe carmatimi në rajonin e një ndër konflikteve me të mëdha, të gjata e të përgjakura të globit përbën nje sukses historik te jashtezakonshem te presidentit te SHBA, Donald J. Trump.Partia Demokratike dhe unë jemi krenare dhe totalisht te perkushtuar ne aleancen e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nen lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazevendesueshem per ndertimin e nje bote me te sigurte, ne paqe, te lire dhe demokratike.”





