Presidenti Ilir Meta dërgoi një mesazh urimi për Partinë Socialistë në 27 vjetorin e krijimit të saj.
“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.”

Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë qënë figura të rëndësishme të Partisë Socialistë që nga ditët e saj të para të krijimit e deri në vitin 2004 kur vendosën të shkëputen për të krijuar Levizjen Socialiste për Integrim.
Meta shkoi deri në postin e kryeministrit si përfaqësues i kësaj force politike.





