Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit ka dhuruar pak nga te gjitha gola te shënuar, te anuluar, kartona te kuq, avantazh dhe disavantazh, por ne fund eshte Juventusi qe triumfon dhe mban ndezur ëndrrën e titullit kampion. Ne ndeshjen e vlefshme per javën e 35 te serisë A ne San Siro përballe 83 mije shikuesve bardhezinjte kaluan shpejt ne avantazh me ane te Duglas Kostes qe shtangu Handanovicin me nje predhe brenda zonës. Por per Interin do te shkonte dhe me keq kur Vecino do te merrte karton te kuq dhe do te linte skuadrën me 10 lojtare qe ne fillim te ndeshjes.
Një gol i Matuidi u anulua per pozicion jashtë loje prej provës televizive dhe shpëton Interin nga nje disavantazh i dyfishte përpara pauzës. Ndërkohe qe me t’u rikthyer ne fushe pas pushimit zikalterit barazojnë me Ikardin qe gjen rrjetën e 27 ketë sezon me koke brenda zonës. Pak me vone nje depërtim nga e majta i Perisic sjell avantazhin e Interit, kur topi i përplasur ne këmbët e Barzaljit përfundon ne rrjete. Por Juventus nuk stepet dhe përballe Interit me 10 lojtare ka armen Dibala qe fillimisht ndalet nga Handanovic ne mënyre spektakolare, po me pas shërben per Kuadradon i cili edhe me ndihmën e Shkrinjiar shpik nje gol ne këndin me te vështire te mundshëm dhe Handanovic shtanget serish.
Por Juventusit nuk i mjafton nje pike dhe vetëm pak çaste me vone kalon serish ne avantazh pas nje krosimi te Dibales nga e majta, kur Higuain e çon ne porte me koke topin. Juventus ka 4 pike me shume se Napoli kur mbeten edhe 3 ndeshje deri ne fund te kampionatit. Ne ndeshjen tjetër te se shtunës Roma shkatërron 4-1 Kievon duke e zhytur ne krizën e rënies nga kategoria, por edhe duke praktikuar nje rezultat qe nese realizohet te martën kundër Liverpulit ne ndeshjen e kthimit te Champions do ta shihte romen ne finale.
Autore te golave ishin Shik Dxheko dy here dhe El Sharaui, ndërsa per miqtë shenoi golin e vetëm Inglese qe kishte humbur me pare edhe nje penallti. Roma jo vetëm realizon ne mënyre perfekte provën gjenerale per te mërkurën, por edhe konsolidohet ne vendin e trete ne renditje me 70 pike.





