Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

Tërmeti në Venezuelë, humbja ekonomike parashikohet 6.7 miliardë dollarë

Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare në Pogradec

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që...

Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

Nënshkruhet marrëveshja, nga Korrikut vetëm një ndalesë në doganat...

Grushta në parlamentin gjeorgjian, deputetët e kthejnë sallën në...

Arrestohen 128 persona në Turqi, akuzohen për terrorizëm

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban

Kërkohen të zhdukurit nën rrënoja në Venezuelë, numri i...

Argjinarja e Myzeqesë – Rizbulimi i Një Historie të Hershme

4 Janar 14:55

Mesdheu është vendlindja e argjinares, gjë që shpjegon arsyen përse ajo luan një rol të rëndësishëm në kuzhinën mesdhetare.

 

Argjinaren e gjejmë në mbarë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Amerikë. Shqiptarët kanë një histori të gjatë në kultivimin e argjinares, por konsumimi ishte i ulët deri të paktën në vitet 90.

 

Pikërisht në atë kohë, shqiptarët zbuluan vlerën e madhe të argjinares që kishte zënë vend në tryezat e fqinjëve tanë të përtejdetit.

 

Kjo shtyu fermerët të mbjellin gjithnjë e më shumë argjinare për eksport, por edhe për të plotësuar nevojat për konsum të brendshëm, që vinin në rritje.

 

Vitet e fundit, kultivuesit e argjinares janë të shpërndarë nga Divjaka në Tërbuf, nga Lushnja në Fier e Berat.

 

Fushat e Myzeqesë tashmë janë kthyer në burimin kryesor të këtij produkti në vend.

Argjinarja përbën një minierë ari, jo vetëm për konsumatorët që marrin përfitime të mëdha shëndetësore, por edhe për fermerët që mund të fitojnë më shumë.

 

 

Sot, një kilogram argjinare vendi kushton 400 Lekë dhe bëhet fjalë për çmim shumice.

Emri i argjinares është një histori më vete, pasi variantet shkojnë nga angjinare tek argjinare dhe madje e gjen edhe me emrin e italianizuar ‘artiçok’.

 

 

Pjesa e ngrënshme e argjinares ndodhet tek pjesa e kurorës së luleve para çeljes.

Koha e kultivimit të argjinares është thelbësore, sepse pasi lulet kanë çelur, argjinarja forcohet dhe është e pamundur të konsumohet.

Një nga pjesët më të shijshme është pjesa e zemrës se argjinares nga ku çelin të gjithë sythat e kurorës së saj. Në fakt kjo pjesë konsiderohet shumë e çmuar dhe shpesh kushton më shtrenjtë.

Argjinarja ka dhunti të shumta. Disa mund ta konsiderojnë atë perime, por zyrtarisht është një lloj gjembi i pazakontë.

Argjinarja konsumohet kryesisht për shkak të vlerave të mëdha të fuqizimit të sistemit imunitar, uljes së kolesterolit dhe mbrojtjes nga diabeti, arterioskleroza dhe sëmundjet e zemrës.

Argjinarja ka fituar famë edhe për aftësitë e saj në detoksifikimin e trupit, përmirësimin e shëndetit të mëlçisë dhe tretjes.

Ajo luan një rol kyç për shëndetin e zorrëve, por edhe shërimin nga diarea, konstipacioni dhe sëmundjet e zorrëve.

Kërcelli i famshëm ul tensionin e gjakut, të ndihmon me dhimbjen e kokës nga pirja e alkolit dhe stimulon urinimin.

 

 

Vlerat ushqimore të argjinares

Argjinarja është e pasur me yndyrna të ngopura dhe kolesterol, por edhe me fibër, minerale dhe vitamina si C, B-6,B-12, A, E, D, tiaminë, riboflavinë, niacin dhe folat.

Për më tepër në të gjenden edhe minerale të çmuara si kalciumi, hekuri, zinku, kaliumi, mangani, fosfori dhe zinku.

 

 

Përfitimet shëndetësore të argjinares

Parandalon radikalet e lira

Argjinarja ka nivelet më të lartë të antioksidantëve në krahasim me perimet e tjera.

Nga 1.000 bimë të ndryshme që konsumohen nga njeriu, ajo renditet në vendin e shtatë sa i përket nivelit të lartë të antioksidantëve.

Këto të fundit janë një nga elementët më të nevojshëm në të gjithë linjën e mbrojtjes së sistemit imunitar ndaj radikaleve të lira, të cilat janë në gjëndje të shkaktojnë një sërë sëmundjesh.

 

 

Shëndeti i zemrës

Argjinarja i bën mirë zemrës, ndaj duhet shtuar patjetër në dietën tuaj. Disa përbërës në gjethet e argjinares kanë aftësinë të ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë.

 

 

Defektet në lindje

Sikur të mos mjaftonin përfitimet e mësipërme, argjinarja u vjen në ndihmë grave shtatzëna që të lindin fëmijë të shëndetshëm.

Niveli i lartë i acidit folik që gjendet tek argjinarja mund të parandalojë defektet e tubit neural tek të sapolindurit.

 

 

Tensioni i gjakut

Argjinarat janë një burim i pasur i kaliumit, mineralit të vecantë që ka një impakt pozitiv në disa organe të trupit.

Kaliumi ndihmon në neutralizimin e impaktit të natriumit të tepërt në trup që rrit tensionin e gjakut në trup. Argjinara shërben si zgjerues i enëve të gjakut.

 

 

Shëndeti i mëlçisë

Argjinaret janë përdorur prej shekujsh si tonik për mëlcinë. U deshën kohët moderne që studimet shkencore të konfirmonin ndikimin e madh që argjinaret kanë tek mëlçia.

Dy antioksidantë të argjinares, cinarina dhe silimarina përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të mëlçisë, duke reduktuar prezencën e toksinave dhe larguar ato nga mëlçia.

Fshikëza e tëmthit është gjithashtu në shënjestrën e vlerave të argjinares. Kjo e fundit qetëson fshikëzën e inflamuar dhe ofron zgjidhje për bllokimin e organit duke e rikthyer në normalitet.

Argjinarja stimulon prodhimin e sekrecioneve dhe lëngjeve gastrike dhe ndihmon me tretjen.

 

 

Argjinarja pas alkolit

Sic e përmendëm edhe më lart, argjinaret ofrojnë shpëtim për mëlçinë dhe arrijnë të zhbllokojnë çdo gjë në trup, dhe largojnë toksinat nga gjaku.

Si rrjedhojë argjinarja është kura ideale për dhimbjet e kokës pas pirjes së alkolit. Ka disa njerëz që përtypin disa gjethe të argjinares pasi kanë kaluar një natë intensive në praninë e alkolit.

 

 

Shëndeti i kockave

Argjinarja është një nga ushqimet më të mira që mund të gjeni në market. Nëpërmjet saj mund të merrni vitamina dhe minerale si magnezi, fosfori dhe mangani.

Këto minerale janë të çmuara për shëndetin e kockave dhe për të luftuar sëmundje si osteoporoza.

 

 

Shëndeti i trurit

Argjinaret janë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Duke qenë se ato zgjerojnë enët e gjakut, niveli i oksigjenit që arrin në tru është më i lartë e si rrjedhojë përmirëson aftësitë e tij.

Një tjetër kuriozitet është që fosfori që gjendet tek argjinarja gjendet edhe tek qelizat e trurit.

 

 

Konsumimi i argjinares

Para se të gatuani argjinaren, duhet ta lani mirë dhe të prisni gjëmbat e vegjël në fund të cdo gjetheje.

Argjinaret mund t’i zieni në nje enë me ujë duke shtuar erëza dhe barishte sipas preferencave. Pas gatimit mund t’i konsumoni të ngrohta ose të ftohta. Ju bëftë mirë!

 

//AgroWeb.org

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Myzeqe

Nga e njëjta kategori

A është më mirë ta lëmë kondicionerin gjithë ditën ndezur për të kursyer energji? Përgjigjen ekspertët

më shumë...

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë! Ja si t’i pastroni siç duhet këto zona

më shumë...

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqendroheni te kjo perime

më shumë...

Studimi zbulon se njerëzit që hanë këtë ushqim të zakonshëm mund të rrisin rrezikun e kancerit me 50%

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

6:06

Tërmeti në Venezuelë, humbja ekonomike parashikohet 6.7...

5:42

Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare në Pogradec

5:37

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga...

5:16

Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

4:48

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

4:43

Nënshkruhet marrëveshja, nga Korrikut vetëm një ndalesë...

4:31

Grushta në parlamentin gjeorgjian, deputetët e kthejnë...

4:22

Arrestohen 128 persona në Turqi, akuzohen për...

4:12

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban

3:59

Temperatura deri në 39 gradë celcius! Ja...

3:42

Aksident në rrugën drejt Orikumit, lëndohet drejtuesi...

3:23

Kërkohen të zhdukurit nën rrënoja në Venezuelë,...

3:09

Krim brutal në Tajlandë, 17-vjeçarja gjendet e...

2:58

A është më mirë ta lëmë kondicionerin...

2:40

Europa vuan vapën ekstreme, temperaturat e larta...

2:33

Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria...

2:29

Berisha: Rama i urren të rinjtë. Kreu...

2:08

Tabaku: Shqipëria nuk mund të ndërtojë të...

1:54

Zjarri përfshin periferinë e Vlorës, flakët rrezikojnë...

1:27

Protesta/ Procedohen penalisht 15 persona për bllokimin...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re” e dështa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.