Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të heqë dorë nga program i saj bërthamor as në vitin 2018. Kështu shkruan agjencia shtetërore e lajmeve të vendit komunist KCNA në raportin e publikuar një ditë më parë me titull “Asnjë forcë nuk mund të mbizotërojë për pavarësinë dhe drejtësinë”.
“Mos prisni ndonjë ndryshim. Si një shtet i përgjegjshëm i armëve bërthamore, do të udhëheqim trendin e historisë në rrugën e vetme të pavarësisë dhe të drejtësisë, duke i mundur të gjitha stuhitë në këtë planet”, shkruhet ne raport.
Koreja e Veriut do të “vazhdojë të forcojë aftësitë për vetëmbrojtje për sa kohë që SHBA dhe aleatet e saj vasalë vazhdojnë kërcënimin bërthamor”, shkruhet më tej ne dokument.
Peniani mburret për aftësinë e tij të re për të goditur “zemrën e SHBA-së” dhe statusin e saj të ri si një “fuqi bërthamore të klasit botëror”.
Gjatë vitit 2017, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh me raketa balistike, pavarësisht kritikave të vazhdueshme nga Perëndimi dhe sanksioneve tregtare, të cilat vendi komunist i quajti “një akt lufte”.
Kreui i Phenianit Kim Jong Un paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera që mbështetën masat strikte të OKB, se do të paguajnë një çmim të madh.





