Një krim i rëndë në familje ndodhi në fshatin Kapren të Kavajës paraditen e kësaj të enjteje. Burri masakroi bashkëshorten e tij me thikë, duke e lënë të vdekur.
Viktima është Sose Metushi. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e dy bashkëshorteve, rreth orës 11:00. Sipas policisë, goditjet me thikë ishin fatale për gruan, e cila ka humbur jetën në vend.
Nga të dhënat e para mësohet se vrasja ka ardhur pas një debati mes çiftit. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë arrestuan autorin e krimit Sami Metushi 50 vjeç, i cili nuk bëri rezistence.
Njoftimi i policisë
Me date 23.11.2017, rreth ores 11:00, ne Sallen Operative ka ardhur nje telefonate se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje:
Menjeherë në vendgjarje kanë mberritur shërbimet e Policise dhe Ambulaca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:
Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00 ,shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M.
Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit S.M. i cili ështe dërguan në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





