Një ditë para se parlamenti te vendose per arrestimin ose jo të tij, Saimir Tahiri publikoi një dokument të siguruar nga Prokuroria e Catanias, që konfirmon se ai nuk figuron si person në hetim dhe i përfshirë në grupe kriminale te trafikut të drogës.
Nisur nga ky fakt, Saimir Tahiri i drejtoi disa pyetje organit të akuzës, që sipas tij është mjaftuar vetëm me dokumente të publikuara ne media.
Tahiri deklaroi se nuk kërkon asgjë tjetër veç drejtësisë. Ndaj i ka bere të qartë Prokurorisë se është gati të dëshmoje mbi hetimin e nisur.
Një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, ish-ministri i Brendshëm jep një mesazh për kolegët e tij.
Në argumentin e tij juridik, në raport me hetimin e Prokurorisë, Tahiri thekson se nuk ka ndodhur asnjëherë që dikush të futet në burg e më pas të kërkohen provat për të vërtetuar krimin.





