Mariola Moçka është një nga studentet më të mira të Universitetit të Arteve. Studion për pikturë dhe në ekspozitën e fundit të vitit akademik bie në sy për një pikturë ndryshe, nisur nga forma e saj.
Nuk është një telajo katrore dhe nuk e gjejmë në mur. Pedagogët e saj e njëkohësisht edhe kuratorët e ekspozitës e kanë vendosur në mes të dhomës kryesore të galerisë.
Një temë nuk është asnjëherë interesante për një studente arti. Askush nuk do t’i nënshtrohet rregullave, por edhe kjo nuk e shqetëson Mariolën. Prezantimi ndryshe nga studentët e tjerë që kanë përcjellë portrete e bën të veçantë.
Këtë vajzë nuk e shqetëson as kriza e artit apo fakti që në vendin tonë artistët nuk vlerësohen dhe se punët e tyre janë vetëm për të mbijetuar.
E ata që mendojnë se do të bëhen të pasur apo do të jetojnë mirë përmes artit janë pak. Dhe kjo kuptohet nëse kalon vetëm pak orë pranë këtyre studentëve.





