E martë, 20 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë të drejtën e tyre, por ne mbështetemi te Komisioni Europian

Në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama komentoi raportin e IBAR, ku tha se shtetet anëtarë kanë të drejtën e tyre për diskutim.

Rama theksoi se për qeverinë shqiptare rëndësi ka vlerësimi i Komisionit Europian.

Reklamë

Rama: Subjektiviteti i shteteve anëtare është i padiskutueshëm dhe i pavënëshëm në pikëpyetje, sepse kanë të drejtën e tyre të bëjnë pyetje. Ne jemi me Komisionin, kur ata thonë që Shqipëria i ka plotësuar kushtet, për ne detyra është kryer. Ne vazhdojmë punën në të gjitha drejtimet. Kjo është një çështje e reformave dhe mënyrës se si ato implementohen, një çështje raporti me mediat. Garancia është te fakti që ne duhet të përpiqemi përditë dhe pastaj është Komisioni që gjykon.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë