Këshilli të Përgjithshëm i LDK-së vendosi që Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës dhe kandidate për Presidente, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të jetë kandidat për Kryeministër.
Sipas Abdixhikut ky hap LDK-se nuk ka të bëjë me interesa personale apo kalkulime elektorale, por me përgjegjësi ndaj shtetit.
Para largimit, Osmani ishte një nga figurat më të votuara të LDK-së dhe, në karrierën e saj politike, ka ushtruar funksione të rëndësishme institucionale, përfshirë atë të presidentes dhe deputetes.
Raportet e saj me strukturat e atëhershme të LDK-së u përkeqësuan pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe rrëzimit të Qeverisë Kurti I. Në zgjedhjet e vitit 2021, Osmani garoi në koalicion me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa më pas formoi subjektin e saj politik, Lista Guxo.
Pas fitores së zgjedhjeve, ajo u zgjodh presidente e Kosovës dhe e ushtroi mandatin deri në përfundim, por mos mbështetja për një mandat të dytë nga Vetëvendosja prishi raportet mes tyre.





