Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Cili ishte “pazari i ri” i darkës Rama-Meta?

3 Prill 13:43

Në kulmin e debatit për organizimin dhe shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, krerët e dy partive kryesore të koalicionit qeverisës, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, kanë darkuar mbrëmjen e së dielës në një restorant peshku pranë “Pazarit të Ri” në Tiranë.

 

Pjesë e tryezës ishin dhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili. Mësohet se mes Ramës dhe Metës ka patur një dakordësi dhe mirëkuptim për gjithë problematiken e diskutuar në takim.

 

Pjesë e rëndësishme e bisedës ishte vijimi i bashkëpunimit politik mes PS-së dhe LSI-së për një mandat të dytë qeverisës. Pas kësaj darke, nuk pati asnjë prononcim zyrtar nga krerët e dy partive, por mësohet se parimisht është rënë dakord për të trajtuar çështjen e bashkëpunimit politik edhe për katër vitet e ardhshme.

 

Takimi vjen edhe në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kavajë. Edhe pse më parë LSI është shprehur se nuk do të jetë pjesë e kësaj gare, zyrtarisht ka depozituar në KQZ emrin e anëtarit të saj në KZAZ-në e kësaj njësie administrative.

 

Luan Rama tha se ky hap u ndërmor për të mos u bërë pengesë e administrimit, por kjo nuk do të thotë se LSI është pjesë e zgjedhjeve.

 

Nënkryetari i LSI-së nuk pranoi të fliste për një marrëveshje bashkëpunimi të LSI-së me PS-në për 4 vitet e ardhshme. Por theksoi se vendimi do merret nga strukturat partiake.

 

Ndërkohë, kreu i LSI Meta ne nje takim me të rinjtë e njësisë 1 ne Tiranë, tha se zgjedhjet duhet të bëhen të lira dhe sipas standardeve.

 

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, kryeministri Rama deklaroi se PS mbetet e hapur për të vijuar bashkëpunimin me LSI. Ndërkohë që ende nuk ka një prononcim zyrtar nga aleatja kryesore.

 

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Darka Edi Rama Ilir Meta Pazari I Ri

Nga e njëjta kategori

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

më shumë...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti (EMRAT)

më shumë...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy persona në Korçë

më shumë...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama reagon pas takimit me deputetët dhe të deleguarit për Tiranën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:04

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte...

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.