Shefja e diplomacisë se Bashkimit Europian mbërrin mesditën e se premtes në Tiranë. Federika Mogherini viziton Shqipërinë ne kuadër te turit te turit te saj ballkanik.
Nga ora 17:30 deri në orën 18:30, ajo do të mbajë një fjalim para studenteve ne Universitetin Politeknik te Tiranës. Më pas, zyrtarja e Brukselit do te takohet me kryeministrin Edi Rama. Deklarata e përbashkët do të bëhet në ambientet e Kryeministrisë nga ora 20:15 deri në orën 20:30, por nuk do te ketë pyetje.





