Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet...

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson tonet ndaj...

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për...

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, Malaj:...

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u...

Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me...

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi:...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e...

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar që do...

SHBA sjell propozimin e ri

11 Korrik 09:38

Mazhoranca dhe opozita kane ne duar nje propozim te ri, qe synon arritjen e nje kompromisi politik per votimin me 21 korrik te reformën ne drejtësi.

Ndihmes Sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Nuland, pas takimit qe pati me kreret e dy partive me te mëdha ne vend, beri me dije se ky propozim mbështetet ne opinionet e palëve dhe respekton opinionin e Komisionit te Venecias.

Viktoria Nuland: Ambasadori Lu ka hartuar një propozim të rid he përmbledh mendimet e qeverisë dhe opozitës dhe është në përputhje me Komisionin e Venecias. Propozimi ka mbështetjen time dhe të Uashingonit. Kam pasur mundësi që këtë propozim ta diskutoj me kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha. unë i nxita ata të mblidhen rreth këtij propozimi. të lëmë negociatorët të kenë hapësirat e tyre. Ky është një propozim hybrid dhe prandaj t’i japim kohë. Propozimi përpiqet të kombinojë monitorimin ndërkombëtar, duke ruajtur sovranitetin e Shqipërisë.

Ajo ritheksoi rendesine e reformës ne drejtësi, e cila do te beje Shqipërinë nje vend me te mire.

Viktoria Nuland: Ky është një moment vendimtar për Shqipërinë. Reforma në drejtësi është jetike për të ardhmen dhe demokracinë në Shqipëri. reforma do mundësojë t’i japë fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe është nëj hap i rëndësishëm në procesin e integrmit europian të vendit. Është koha për marrëveshje. Eshtë moment që patriotët shqiptarë të bashkohen dhe të japin atë që pritet. koha është e shkurtët, prandaj kërkojmë që të punohet fort për të bërë më të mirën. Unë punoj për një President që thotë :Yes wecan – Po ne mundemi! Ndaj u them politikanëve shqiptarë të arrijnë në pikën ku të thonë Po ne mundemi.

Para se te dilte para mediave, zyrtarja e larte e Departamentit të Shtetit u takua me kryeministrin Edi Rama, me të cilin diskutoi piëkrisht mbi propozimin e ri për kapërcimin e ngërçit politik. Me kryeministrin Edi Rama, u bë e qartë se kjo reformë është shumë e rëndësishme jo vetëm për fatin e proceseve integruese të vendit, por për vetë qytetarët shqiptarë.

Takimet në Tiranë, zyrtarja e lartë amerikane i nisi me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili vlerësoi se reforma në drejtësi mbart në vetvete një rëndësie parësore në forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, në përforcimin e sundimit të ligjit në ekonomi dhe me impakt të drejtpërdrejtë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ministri Bushati, u shpreh se për qeverinë shqiptar nuk ka as kthim prapa e as hollim të reformës. Sipas njoftimit për shtyp, Ndihmës Sekretarja Nuland theksoi se reforma në drejtësi mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Në qendrimin katërorësh në Tiranë, u vu re se Viktoria Nuland nuk u takua me kreun e Kuvendit Ilir Meta, njëherësh kryetar i LSI-së, parti që ka një numër të konsiderueshëm votash, të domsodoshme për votën e 21 korrikut.

Posted Under:
Kryesoret Politike

Nga e njëjta kategori

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet nënligjore, Malaj premton: I mbyllim brenda majit

më shumë...

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

më shumë...

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, Malaj: Vijojnë negociatat me Greqinë

më shumë...

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në kokë, merren në pyetje tre persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:45

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë...

11:23

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson...

11:14

“Natë e rëndë për Kosovën”, Vjosa Osmani...

11:13

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion...

11:06

Kërkimi shkencor, Kumbaro: Trefishohet buxheti! Shkollat do...

10:55

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet...

10:45

Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh...

10:22

Indri dhe Vanesa i dorëzohen pasionit, ndodh...

10:08

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi,...

9:59

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

9:46

I presin rrugën dhe zbresin me vrap...

9:29

Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të...

9:04

Ngërç politik në Kosovë, vendi sërish në...

8:59

Karta e fundit e Mbretit Charles në...

8:51

Horoskopi ditor: Vendimet dhe emocionet që do...

8:04

Moti sot: Ditë e qëndrueshme në vend,...

7:37

Skadon afati për presidentin e ri! Kosova...

10:57

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG...

10:38

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga...

10:17

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Terror në Greqi, i moshuari kryen sulme me armë në dy instit...
  • Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.