Edhe për ditën e premte vendi ynë do të mbetet në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.
Përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 16 gradë celcius.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.





