Nedim Bajrami nuk do të ketë mundësinë të luajë në “AFC Champions League Two” me Al-Taawoun.
Sipas raportimeve nga Arabia Saudite, kërkesa e klubit për regjistrimin e mesfushorit shqiptar është refuzuar nga organi përgjegjës për qëndrueshmërinë financiare.
Shkak janë bërë kriteret e rrepta financiare që duhet të përmbushin klubet për të marrë pjesë në kompeticionet aziatike.
Al-Taawoun nuk ka arritur të plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara, duke bërë që Bajrami të mbetet jashtë listës së lojtarëve të regjistruar.





