Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Berisha drejt SHBA, do të takohet me shqiptarët e...

70 mijë dollarë për fëmijë, plani i Singaporit për...

Erdogani sulmon Izraelin: Rajoni po paguan çmimin e kësaj...

“Faleminderit që na bëre pjesë të historisë tënde”, Lautaro...

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgjithshëm...

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari i Ushtrisë...

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama pret në...

Vrau tre persona në Mal të Zi, rusi qëllon...

Refuzoi rritjen e pagës me 20 mijë euro në...

Për herë të parë në botë, 67-vjeçares së verbër...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur ishte në burgjet serbe, Shaholli: “Leptiri-n” ia çova një mikut tim në SHISH

25 Gusht 19:04

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fatmir Sheholli për dy vepra penale, “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Në aktakuzë, tregohet se në telefonin e të akuzuarit Sheholli është gjetur një dokument i emërtuar “Leptiri”, i cili ishte përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë në vitin 2001 dhe i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e tashmë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë.

Me anë të atij materiali, synohej ushtrimi i presionit ndaj Kurtit për bashkëpunim me RDB-në.

“Nga analiza e dëshmisë Z#4.1, përkatësisht dokumentit të emërtuar ‘Leptiri’, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë.

Nga analizimi i komunikimeve të nxjerra nga telefoni i të pandehurit rezulton se ai e ka përcjellë këtë dokument te persona të ndryshëm, si dhe ka kërkuar përkthimin e tij nga gjuha serbe në gjuhën shqipe. Këto veprime, të vlerësuara së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të evidentuara në telefonin e të pandehurit, janë relevante për të dëshmuar kontaktet, lidhjet dhe bashkëpunimin e tij me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet e sigurisë serbe, si dhe rolin e tij në përcjelljen dhe shpërndarjen e materialeve me origjinë nga këto struktura”, thuhet në aktakuzë.

Sheholli këtë dokument, sipas aktakuzës dhe siç ka pretenduar, ia ka dërguar “Milazim Gashit, një mikut tim i cili është në SHISH të Shqipërisë me emrin Dritan Gjoni, shef i SHISH-it në Durrës, ja ka dërguar Blerim Canajt dhe një personi me emrin Bashkim Pushkolli, por nuk jam i sigurt a ia kam dërguar”.

Bazuar në komunikimin në Facebook, Sheholli ia ka dërguar dokumentin Canajt më 26 mars të vitit 2024.

“Këto veprime, të vlerësuara së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të evidentuara në telefonin e të pandehurit, janë relevante për të dëshmuar kontaktet, lidhjet dhe bashkëpunimin e tij me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet e sigurisë serbe, si dhe rolin e tij në përcjelljen dhe shpërndarjen e materialeve me origjinë nga këto struktura”, thuhet mes tjerash në aktakuzën ku flitet për Kurtin.

Më tej thuhet se kjo dëshmi e sekuestruar nga Sheholli është dokument i nënshkruar nga shefi i sektorit III të Sigurimit Shetëror Serb (RDB).

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale thuhet se nga vetë dëshmia e të pandehurit vërtetohet se “nga është prejardhja e këtij dokumenti?

– I pandehuri: Kete dokument ma ka dergu Bojan Dimic ne telefonin tim.

– Prokurori: Kujt ia keni shprëndarë dokumentin “ Leptiri” që e keni marrë nga Bojan Dimic?

– I pandehuri: Kete ia kam dergu Milazim Gashit, nje mikut tim i cili eshte ne SHISH te Shqiperise me emrin Dritan Gjoni – Shef i SHISHIT në Durres, ja kam dergu Blerim Canaj dhe nje personi me emrin Bashkim Pushkolli por nuk jam i sigurte a ia kam dergu.

Kurti u arrestua më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri më 2 maj 1999 ishte në burgun e Prishtinës. Nga 2 maji deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Nga 10 qershori deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej aty u transferua në burgun e Nishit ku qëndroi deri më 7 dhjetor të vitit 2001. /koha.net/

Posted Under:
Anash Rajoni

Nga e njëjta kategori

Berisha drejt SHBA, do të takohet me shqiptarët e Amerikës

më shumë...

Skandal në showbiz-in italian, ish-partneri akuza Belen Rodriguez: Shkoi në shtrat me burrin e motrës

më shumë...

70 mijë dollarë për fëmijë, plani i Singaporit për të nxitur lindjet

më shumë...

Erdogani sulmon Izraelin: Rajoni po paguan çmimin e kësaj politike agresive

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:45

Berisha drejt SHBA, do të takohet me...

3:19

“Duhen vetëm 46 bashki”, Mazniku: Kundërshtimet ishin...

3:06

Skandal në showbiz-in italian, ish-partneri akuza Belen...

2:58

70 mijë dollarë për fëmijë, plani i...

2:42

Erdogani sulmon Izraelin: Rajoni po paguan çmimin...

2:37

“Faleminderit që na bëre pjesë të historisë...

2:16

“Më goditën me tavëll qelqi në kokë...

1:58

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari...

1:38

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari...

1:31

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama...

1:29

U tall me përkthyesen e gjuhës së...

1:23

Vrau tre persona në Mal të Zi,...

12:49

Refuzoi rritjen e pagës me 20 mijë...

12:31

“Sekreti” me gjethe dafine dhe sodë buke...

12:23

Kafe pa kafeinë, si ndikon dekafeinato në...

12:20

Durrës/ Zbardhen 8 vjedhje, arrestohet njëri prej...

12:19

“Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”,...

12:12

Si të forcojmë zemrën, kockat dhe trurin,...

12:04

Disa këshilla, si mund ta përgatisim në...

11:58

Zjarr i përmasave të mëdha në Udënisht...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.