Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 00:20 të natës së kaluar në rrugën dytësore në zonën e plazhit të Golemit.
Një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 44-vjeçari Elton Luzati, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Viktimë ka mbetur edhe pasagjeri, ende i paidentifikuar. Sipas të dhënave paraprake, ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Nga hetimet paraprake dyshohet se motomjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa përplasja me bordurën rezultoi fatale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, përcaktimin e shkaqeve dhe identifikimin e viktimës së dytë.
/vizionplus.tv





