Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri Burnham: Do...

Reforma e re territoriale e bashkon me Korçën, kryebashkiaku...

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në Greqi, helikopteri...

SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti Trump kërkon...

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD: Verë e...

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad, gjykata siriane...

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil,...

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka...

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30 vitesh, Guardiola zbulon arsyen pse u divorcua me bashkëshorten (VIDEO)

18 Gusht 15:26

Pep Guardiola ka folur hapur për fundin e marrëdhënies së tij rreth 30-vjeçare me ish-bashkëshorten Cristina Serra, duke zbuluar dhimbjen personale që shoqëroi një prej periudhave më të vështira të karrierës së tij. Rrëfimi shfaqet në dokumentarin e ri me katër pjesë të Prime Video, “A Beautiful Obsession”, i cili sjell pamje nga prapaskenat e viteve të fundit të tij te Manchester City.

Në një prej momenteve më emocionale të dokumentarit, pas një humbjeje të vështirë në Europë, Guardiola iu drejtua lojtarëve në dhomën e zhveshjes dhe lidhi hapur gjendjen e tij personale me mesazhin që donte t’u përcillte atyre. “Djema, dua t’ju rrëfej diçka. Jam divorcuar dreqi e mori nga gruaja më e bukur në planet, gruaja ime, ish-gruaja ime,” tha trajneri katalanas.

Guardiola vijoi duke pranuar se ndjenjat mes tyre nuk ishin zhdukur, por se pasioni në marrëdhënie kishte humbur. “E dua jashtëzakonisht shumë, por e humbëm pasionin. E dua? Absolutisht. Ajo më do? Po, por e humbëm pasionin,” u shpreh ai. Më pas, Guardiola e përdori përvojën e tij personale për t’u kërkuar futbollistëve të mos kënaqeshin vetëm me talentin dhe cilësinë teknike.

Coming soon – an unflinching four-part docuseries capturing the final chapters of Pep Guardiola's dramatic decade at Man City.

A Beautiful Obsession, exclusively on Prime Video in the UK and Ireland from August 19. pic.twitter.com/5ygoFrQwHQ

— Prime Video Sport UK (@primevideosport) July 30, 2026

“Si luani futboll? Sepse luani, apo për diçka që keni brenda vetes? Në jetën tuaj, çfarëdo që të bëni, bëjeni me pasion. Nuk dua lojtarë të mirë, dua lojtarë me pasion,” iu tha ai futbollistëve të Manchester Cityt.

Guardiola dhe Serra u njohën në vitin 1994, në një dyqan veshjesh në Barcelonë, dhe u martuan në një ceremoni private në vitin 2014. Çifti ka tre fëmijë, Maria, Marius dhe Valentina. Serra, e cila merret me biznesin e modës, u zhvendos në Spanjë në vitin 2019 për t’u fokusuar te aktiviteti i saj profesional, ndërsa Guardiola vijoi angazhimin intensiv si trajner.

Pas rreth tre dekadash së bashku, lidhja e tyre përfundoi me divorc në fund të vitit 2024. Rrëfimi i trajnerit në dokumentar tregon për herë të parë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë se si fundi i marrëdhënies ndikoi emocionalisht tek ai dhe se si përvoja personale u kthye në një mesazh për lojtarët e tij: pa pasion, talenti dhe cilësia nuk mjaftojnë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Gossip Showbiz Sport
Tagged:
Divorci Pep Guardiola

Nga e njëjta kategori

FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau turistin portugez në Ksamil

më shumë...

“Më thanë se isha e pushtuar që fëmijë”, modelja bën rrëfimin e pazakontë, si iu nënshtrua ekzorcizmit për “dëbimin e shpirtërave”

më shumë...

Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, izolohen flakët në Lurë

më shumë...

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:26

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund...

3:17

FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau...

3:05

“Më thanë se isha e pushtuar që...

2:49

Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: 6...

2:42

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

2:41

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri...

2:36

Ky gabim që bëni kur prisni shalqirin...

2:16

Reforma e re territoriale e bashkon me...

2:16

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në...

2:11

KE për hapjen e urës mbi Ibër:...

2:11

SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti...

2:04

Muzeu Arkeologjik tërheq të huajt, turistët njihen...

1:47

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD:...

1:30

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad,...

1:29

Zjarri në hotelin në Vlorë, 25-vjeçarja me...

1:02

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon sërish...

12:55

Merr flakë autobusi me 52 turistë në...

12:47

Këta janë njerëzit që nuk zhvillojnë kurrë...

12:43

I riu francez u masakrua me thikë...

12:12

Opozita bojkoton “presidentin”, tre forcat kryesore nuk...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • I riu nga Hasi vret me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.