Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në...

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150 pasagjerë del...

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që hyri në...

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të...

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive, situatë e vështirë në Lurë

14 Gusht 10:05

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në vend, 11 prej të cilave vijojnë aktive, ndërsa 3 janë në monitorim dhe 4 nën kontroll.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 249 efektivë të MZSH-së, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, të AdZM-së, Shërbimit Pyjor dhe ASHP-së, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në terren janë vënë në dispozicion 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë angazhuar 9 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 3 ambulanca, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive janë në disa qarqe të vendit. Në Dajt dhe Priskë të Tiranës vijojnë operacionet për izolimin e zjarreve, por aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Përmet, vatrat në malin e Nëmërçkës dhe malin e Dhëmbelit mbeten aktive, ndërsa terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, punonjësve të sektorit pyjor dhe vullnetarëve.

Një nga operacionet më të rëndësishme po zhvillohet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku është vendosur nën kontroll perimetri pranë banesave dhe është shmangur rreziku për përhapjen e flakëve drejt tyre. Në operacion janë angazhuar edhe dy avionë Air Tractor.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Qafën e Helmes në Bulqizë, Trojë të Mirditës, Rrencë dhe Goraj-Budishtë në Shkodër, si dhe në Dardhë të Librazhdit dhe Shalës të Cërrikut.

Në disa prej zonave të prekura nuk raportohet rrezik për banesat, ndërsa forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Operacionet po zhvillohen në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin e kapaciteteve sipas nevojës.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Ministria E Mbrojtjes Vatra Zjarri

Nga e njëjta kategori

Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

më shumë...

DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar rrjetin, si ranë në kurth dy të rinjtë

më shumë...

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit

më shumë...

Zjarri në Daias dhe Gurrë, forcat ajrore në gatishmëri, situata nën kontroll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:14

Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn...

11:33

DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar...

11:32

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe...

11:24

Zjarri në Daias dhe Gurrë, forcat ajrore...

11:12

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

11:02

“Instagram” vjen me një ndryshim të ri

10:55

Policia aksion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy...

10:46

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën...

10:25

Një muaj dietë vegane mund të ndikojë...

10:19

Përkeqësohet situata nga zjarri në Lurë, flakët...

10:05

Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në...

10:02

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të...

9:57

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150...

9:48

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që...

9:31

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe...

9:16

Sherr për pronën në Vlorë, 47-vjeçari merr...

9:07

Neutralizohet zjarri në masivin pyjor të Peshtanit,...

8:36

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë...

8:22

“Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e...

8:18

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro, në bor...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.