Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në ujë.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ndodhej në një varkë, rreth 150 metra larg bregut, kur është hedhur në liqen për t’u larë.
Pak çaste më vonë, ai ka shfaqur probleme në ujë dhe është mbytur.
Menjëherë janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





