Beteja me flakët në Greqi vazhdon për të tretën ditë me radhë.
Situata më e vështirë paraqitet në ishullin e Kretës, Paros dhe Lesbos.
Zjarret kanë shkaktuar viktima mes zjarrfikësve, dëme në shtëpi dhe toka bujqësore, si edhe evakuimin e banorëve dhe turistëve.
Mbi 200 zjarrfikës, mjete ajrore dhe ekipe të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe vullnetarë nga kryqi i Kuq janë angazhuar në shuarjen e vatrave më të mëdha.
Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, parashikohet një rrezik shumë i lartë i shpërthimit të zjarrit (kategoria 4) në Atikë, Kretë, Greqinë Perëndimore, Egje, Ishujt Ciklade, Evros, si dhe në zona të Peloponezit dhe Greqisë Qendrore.
Departamenti i Zjarrfikësve u bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr, duke theksuar se, në kushtet aktuale të motit, edhe një shpërthim i vogël mund të zhvillohet në një front të ri zjarri të pankontrolluar brenda çastit.
Teksa po luftohet për vënien e flakëve nën kontroll, prokuroria ka nisur hetimet edhe për zjarrin e madh në Paros, i cili dogji më shumë se 12,000 hektarë.
Sipas autoriteteve lokale shkaku i flakëve që mori përmasa të mëdha është menaxhimi i mbeturinave në depon e ishullit.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Parosit mohoi çdo përgjegjësi .
Mbrojtja Civile është në gatishmëri, por në të njëjtën kohë u kërkon qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm, për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarrit në shumë zona të vendit.





