Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 July 2026
Vizion fokus

Uashingtoni dhe Riadi finalizojnë marrëveshjen bërthamore

“Lamallari do kishte arrestuar të gjitha pulat që të...

“Aplikoni për të zgjeruar biznesin”, Koçiu: Qeveria mbulon deri...

Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca...

Siçilia po digjet nga zjarret, vatra të mëdha edhe...

4 policë në urgjencë, Balla: Dhuna u orkestrua nga...

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të...

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Balla: Ju...

Balla i përgjigjet Bardhit: Plotëso kërkesën e protestuesve, ço...

Lamallari-opozitës: Po ktheheni nga parti e molotovarëve në parti të skuthave! Noka-Ballës: Të ka p*rdhunuar Edi Rama

23 Korrik 11:58

TIRANË – Protesta jashtë Kuvendit ka sjellë përplasje të forta edhe brenda sallës së Parlamentit, ku deputetët e opozitës dhe mazhorancës kanë shkëmbyer akuza për mënyrën e menaxhimit të tubimit dhe për përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzoi qeverinë për mungesë reagimi ndaj situatës jashtë Parlamentit, duke thënë se protestuesit duhet të trajtohen me dinjitet dhe jo si kundërshtarë.

“U shfaq këtu një skenë sa cinike aq makabre, ku një pjesë e ministrave qeshnin. Në fakt fjala qeshnin është delikatesë, por u zgërdhinin në një kohë kur ata jashtë nuk janë armiq të Shqipërisë, por janë qytetarë të Republikës, të cilët protestojnë për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme, kundër korrupsionit dhe kanë 1000 arsye të zotit për të qenë të zemëruar”, deklaroi Gjekmarkaj.

Sipas tij, cilësia e një proteste është pjesë e cilësisë së demokracisë dhe qytetarët kanë të drejtë kushtetuese të shprehin pakënaqësinë e tyre.

“Cilësia e protestës është edhe cilësi e demokracisë. Ju po ju siguroni atyre përgjakje”, tha deputeti demokrat, duke kërkuar që drejtues të Policisë së Shtetit të japin shpjegime për substancat e përdorura gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve.

Ai pretendoi se përdorimi i disa mjeteve nga policia kishte shkaktuar djegie te qytetarët dhe tha se ambulancat po lëviznin vazhdimisht për shkak të të lënduarve.

“Zoti Lamallari duhet të vijë këtu dhe të japë shpjegime për substancat që po përdoren kundër tyre, të pazakonta që po ju shkaktojnë djegie trupi. Ambulancat shkojnë e vijnë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se mjetet e përdorura nga Policia e Shtetit janë mjete të certifikuara dhe përdoren për vetëmbrojtje dhe neutralizimin e personave të dhunshëm.

“Në përgjigje të interesimit të deputetit Gjekmarkaj lidhur me lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit, lëndët janë mjete irrituese speciale për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, të cilat janë të certifikuara nga kompanitë prodhuese dhe përdoren nga forcat policore në vendet e BE dhe SHBA”, tha Lamallari.

Ministri akuzoi opozitën se po mban qëndrime kontradiktore ndaj policisë dhe tha se ajo duhet të distancohet nga personat që përdorin dhunë gjatë protestave.

“Lajmi këtu është që kishte lezet partia e molotovarëve që i dilte në ballë gjëse me njerëzit me kapuç, por tani që hedhin gurin e fshehin dorën, të shndërrohet nga partia e molotovarëve në partinë e skuthave…paguajnë njerëz dhe mendojnë se protesta mund të behet me mercenarë të paguar, kjo nuk ndodh kurrë. Kur flitet për protesta ju duhet të rrini urtë dhe mos bëni moral për Policinë e Shtetit. Nuk keni asnjë të drejtë të pretendoni se ju përfaqësoni zërin e protestës atje. Largoni njerëzit me kapuça”, tha Lamallari.

Ai shtoi se Policia e Shtetit po kryen detyrën e saj për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës.

Pas fjalës së Lamallarit, deputeti i PD-së, Flamur Noka, reagoi ashpër duke akuzuar ministrin për lidhje me segmente kriminale.

“Teksa dëgjon këtë ministër ndjen keqardhje për nivelin ku është katandisur shteti shqipar. Ka turp më të madh! Po ç’ministër je ti? Je ushtar i Oltion Bistrit. Ju s’keni lidhje me shtetin, keni lidhje me bandat”, tha Noka. 

Një përgjigje Noka e pati edhe për deklaratat e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Të ka përdhunuar Suel  Çela, të ka përdhunuar Edi Rama, Gys Agasi, prandaj ti e ke qejf përdhunimin sepse je rritur mes përdhunimesh”, tha Noka. 

Më herët Balla akuzoi opozitën se nuk është distancuar nga aktet e dhunshme dhe kërkoi që Kuvendi të mbajë një qëndrim të qartë kundër sulmeve ndaj policisë.

“Solidarizim i turpshëm i një partie të përdhunuar nga ajo protestë. Ne për asnjë moment nuk do të tolerojmë që të goditen punonjësit e Policisë së Shtetit. Gjaku i policëve është gjaku i vetë shtetit, kush guxon të ngrejë dorë mbi policët, ka ngritur dorë kundër shtetit”, deklaroi Balla. 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Balla Lamallari Noka

Nga e njëjta kategori

“Lamallari do kishte arrestuar të gjitha pulat që të mos pillnin vezë”, Korreshi ironi me ministrin: Ato janë armët e “terroristëve”

më shumë...

“Aplikoni për të zgjeruar biznesin”, Koçiu: Qeveria mbulon deri në 70% të kolateralit

më shumë...

Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem politik! Berisha: Dhunë barbare ndaj protestuesve, një person në koma te Trauma

më shumë...

QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:42

Uashingtoni dhe Riadi finalizojnë marrëveshjen bërthamore

2:29

Dita e fundit e Mërkurit në retrograd!...

2:15

“Lamallari do kishte arrestuar të gjitha pulat...

1:56

“Aplikoni për të zgjeruar biznesin”, Koçiu: Qeveria...

1:25

Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar...

1:14

QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor...

1:09

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet QSUNT dhe...

1:04

Digjen plehrat e Fushë-Krujës, tymi toksit mbulon...

12:52

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë...

12:51

Siçilia po digjet nga zjarret, vatra të...

12:38

Ishte futur për t’u larë në det,...

12:21

Pesë persona shoqërohen nga policia pas protestës...

11:58

Lamallari-opozitës: Po ktheheni nga parti e molotovarëve...

11:28

U arrestua një ditë më parë për...

11:20

4 policë në urgjencë, Balla: Dhuna u...

11:16

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e...

11:07

Dyshohet se p*rdhunoi 27-vjeçaren me probleme të...

11:06

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”,...

10:55

Balla i përgjigjet Bardhit: Plotëso kërkesën e...

10:54

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Andi Deda...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Fëmija 1-vjeçar në burg me nënën në Pojskë, ky është a...
  • Fermerët në Dimal: Po falimentojmë, jemi zhytur në kredi, nu...
  • Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem polit...
  • SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ervis Martinajn, Nuredin...
  • U arrestua një ditë më parë për dhunë ndaj vjehrrit, del sot...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.