Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Bushat, në bashkinë Vau i Dejës.
Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se, Policia është njoftuar për ngjarjen dhe është nisur menjëherë drejt zonës për të verifikuar rrethanat.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e të shtënave.
/vizionplus.tv





