Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 July 2026
Vizion fokus

Kryeministri hungarez mbështet uljen e moshës së votimit në...

Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura...

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa, shkak ndotja e lartë...

Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë iranianë, goditet...

Ukraina sulme në territorin rus, humbin jetën 7 persona,...

Berisha: “Balluku” çështje e BE, Rama e shndërroi SPAK-un...

Irani paralajmëron fqinjët e Gjirit për kundërpërgjigje ushtarake “proporcionale”

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë në protestë...

PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha: Procesi më...

Shqiptarët “borxh” për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo...

Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për “spastrim etnik”

18 Korrik 13:51

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, duke thënë se përgjigja fillestare e bllokut evropian ishte e “kufizuar dhe e vonuar”.

Paunoviq – ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale – tha fundjavën e kaluar për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të ish-liderit serb Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.

Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta dhe Kosova tashmë ka ngritur padi ndaj saj dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen në vend.

Të shtunën, Qeveria e Kosovës njoftoi se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri Jashtëm, Glauk Konjufca, i dërgoi letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, për të kërkuar reagim më të fuqishëm nga klubi evropian pjesë e të cilit synojnë të bëhen si Kosova, ashtu edhe Serbia.

Në ketë letër, e cila mban datën 16 korrik, Qeveria e Kosovës kërkon nga BE-ja “që t’i dënojë qartë dhe publikisht deklaratat e ministres Paunoviq, t’ua bëjë të qartë autoriteteve serbe se një retorikë e tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane, si dhe ta trajtojë këtë çështje seriozisht në kuadër të dialogut politik dhe procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE”.

Deklarata e Paunoviqit është dënuar tashmë nga BE-ja dhe dënimin e përsëriti të enjten komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, duke thënë se ishte e habitur se si ajo vazhdon të mbetet ministre në Qeverinë serbe.

“Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtet tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, tha Kos të enjten.

Ndërkohë, në Serbi, presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata e Paunoviqit “nuk pasqyron vullnetin tim, as të Qeverisë së Serbisë”, duke shtuar se “politika e shtetit serb është dialogu, e jo kurrë spastrimi etnik”.

Paunoviq – nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, partisë së dikurshme të Millosheviqit – nuk i tërhoqi fjalët e saj, por tha më 16 korrik se ato “janë nxjerrë jashtë kontekstit” dhe i kërkoi falje Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë për reagimet që ka shkaktuar.

Në anën tjetër, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, njoftoi të enjten se 53 deputetë opozitarë ia kanë dorëzuar një kërkesë kryeministrit serb, Gjuro Macut, për shkarkimin e Paunoviqit.

Ata i kërkuan kryeministrit Macut që, “pa asnjë vonesë”, t’i propozojë Kuvendit të Serbisë shkarkimin e saj

Nuk është e qartë nëse Macut do ta bëjë një propozim të tillë në Kuvendin serb me 250 vende.

Vëzhgues nga Kosova dhe Serbia thanë për Radion Evropa e Lirë se deklarata e Paunoviqit është pjesë e një modeli politik të Serbisë karshi Kosovës, duke kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të mos mjaftohet vetëm me reagime, por të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Serbisë.

Deklaratat e saj prekin plagë të vjetra në Kosovë, pasi qindra mijëra civilë shqiptarë u dëbuan nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Ajo luftë ua mori jetën mbi 13.000 civilëve, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë mbetën të zhdukur.

Mbi 1.500 persona, shumica shqiptarë, vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë i cilësoi drejtuesit e atëhershëm të RFJ-së si pjesëmarrës kyç në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, që synonte dëbimin me forcë të qindra mijëra civilëve shqiptarë nga Kosova në vitin 1999.

Sipas aktgjykimeve, qëllimi ishte “ndryshimi i balancës etnike për të ruajtur kontrollin serb mbi Kosovën”.

I akuzuari kryesor, Sllobodan Millosheviq, vdiq në paraburgim para përfundimit të gjykimit, ndërsa ish-presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq, u shpall i pafajshëm./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
BE kosove Serbi spastrim etnik

Nga e njëjta kategori

Fier/ Makina del nga rruga dhe përplaset me dy mjete të parkuara, plagoset shoferi

më shumë...

Kryeministri hungarez mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç

më shumë...

Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura deri në 44°C

më shumë...

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa, shkak ndotja e lartë nga tymi i zjarreve që kanë përfshirë vendin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:06

Fier/ Makina del nga rruga dhe përplaset...

4:50

Kryeministri hungarez mbështet uljen e moshës së...

4:37

Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre...

4:24

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa, shkak ndotja...

4:01

Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë...

3:24

Ukraina sulme në territorin rus, humbin jetën...

3:19

Interes i lartë për rivlerësimin, agjentët imobiliarë:...

3:08

Berisha: “Balluku” çështje e BE, Rama e...

2:37

700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave...

2:19

Pritje deri në tre orë në Qafë...

1:51

Kosova i kërkon BE-së të bëjë më...

1:31

Irani paralajmëron fqinjët e Gjirit për kundërpërgjigje...

12:54

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë...

12:48

Emigrantët rrezikuan mbytjen, zbardhet tentativa e trafikimit...

12:31

PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha:...

12:21

Korça mirëpret “LuluFest”, orkestrat frymore nga disa...

12:07

Diabeti “vrasësi” i heshtur, mjekët: 50% e...

12:05

Shqiptarët “borxh” për “qejf”, kredi konsumatore dhe...

11:30

Detaje nga atentati me 9 plumba ndaj...

11:00

Spanja e kërkonte për trafikim të lëndëve...

Më të klikuarat

  • Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami
  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale “u...
  • “Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim” parash...
  • Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tensi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.