Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka kallëzuar penalisht ministren serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale Snezhana Paunoviç. Kjo e fundit deklaroi se po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
Gërvalla ka thënë se ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që në kuadër të kompetencave ligjore.
“Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrative që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes. Deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike. Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
/vizionplus.tv





