Tre të rinj, të cilët dhunuan dhe grabitën një të moshuar në fshatin Borsh të Himarës janë arrestuar nga polica.
Në pranga kanë rënë shtetasit E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë; K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë; dhe A. C., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Tre të rinjtë, më datë 12 korrik, kishin hyrë në banesën e një 70-vjeçari, e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kanosur me një imitues arme zjarri, me qëllim vjedhjen e një shume parash.
Nga hetimet rezultoi se 3 shtetasit kishin mbajtur banesën e 70-vjeçarit në vëzhgim për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për të kryer krimin.
Sipas policisë, shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për krime në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





