Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të shtunë në lidhje me sulmin online ndaj disa prej bizneseve shqiptare në vend, duke ndikuar në uljen e vlerësimit të tyre në mënyrë fiktive në Google.
Kryeministri Rama, në postimin e tij e quan atë goditje pabesisht ndaj sipërmarrjeve vendase.
“Ekonomia jonë e turizmit u godit pa mëshirë nga terrori dixhital kundër ndërmarrjeve të mikpritjes në kulmin e sezonit. Artikulli nga @TiranaExaminer shpjegon se si një organizatë e motivuar politikisht u shndërrua në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë nga turizmi”, shkruan Rama.
Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit. Artikulli i @TiranaExaminer shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetonë me turizmin. https://t.co/QaFZG588SG
— Edi Rama (@ediramaal) July 11, 2026




